TIRANE- Bujar Kardashi është një nga artistët që ka marrë pjesë në konkurset për punimin e simboleve kombëtare në Presidencë. Në një intervistë dhënë në studion e “A1 Report” Kardashi thotë se konkurset e zhvilluara nuk kanë qenë transparente pasi lista e pjesëmarrësve nuk është bërë publike dhe nuk ka as vlerësime të komisionit.
“Simboli i flamurit është i kopjuar. Po të heqësh të dy kurorat që ka kjo simbolikë do të thotë që është serbe, vetëm ngjyra e bardhë e ndryshon. Ne jemi nga vendet më të pasura në simbolikë. Por nuk përdoren, nuk ka rregulla, nuk ka stile. Nuk është e drejtë që të punojë kushdo në këtë fushë”, tha Kardashi.
Duke ju referuar ndryshimeve të bëra nga Presidenca tek simbolet kombëtare, Kardashi thotë se janë të kopjuara, madje medalja e “Nënë Terezës” ka montazh.
“Kam marrë pjesë në dy konkurse për logon. Konkurset nuk kanë qenë transparente. Veprat e mira ndodhen akoma në presidencë. Medalja “Nënë Tereza”, ka një montazh” tha Kardashi.
Sipas Kardashit këto veprime cenojnë identitetin kombëtar, ndërsa u shpreh se “Ne duhet ta ruajmë shqiponjën dykrenore si aset të çmuar”.
Lidhur me këtë çështje, Kardashur tha se i ka dërguar një shkresë presidentit Nishani, ku ndër të tjera i kërkon që kjo çështje të bëhet transparente.

(Në foto: Logo e institucionit te Presidentit të Republikes) Foto të tjera
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO