Konkursi për infermierët e rinj/ Zv.ministrja e Shëndetësisë Rakacolli: Më shumë punësimi për studentët

Këtë të shtunë dhe të diel në ambientet e Universitetit të Mjekësisë në Tiranë, zhvillohet konkursi për portalin “Infermierët e Shqipërisë”. Sipas zv.ministres së Shëndetësisë Mira Rakacolli, konkursi u jep mundësinë studentëve të infermierisë të punësohen në vendet vakante në varësi të rezultateve.

 Sot po zhvillojmë  për herë të tretë, brenda një viti konkursin për portalin "Infermierë për Shqipërinë", konkurs i cili shërben për punësimin sipas meritës të infermierëve, të mamive, teknikëve të laboratorëv, të logopedistëve etj.

Mira Rakacolli, zv.ministre e Shëndetësisë

Zv.ministrja Rakacolli ka sqaruar se ky konkurs zhvillohet në mënyrë shumë transparente, duke i dhënë mundësinë studentëve të monitorojnë çdo hap. Ndërsa me mbarimin e procesit studentët i shtohen atyre që janë në listat e pritjes për t’u punësuar.

Gjithçka është krejtësisht transparente. Studentët e përjetojnë vetë mënyrën thellësisht transparente që bëhet ky konkurs dhe njekohësisht dhe rankimin në vlerësimin që i bëhet dosjeve dhe arritjeve të tyre  të tjera deri më tani.  Me të mbaruar ky proces, këta studentë i shtohen atyre që janë në listat e pritjes për ato vende pune që janë ende bosh.

Mira Rakacolli, zv.ministre e Shëndetësisë

Fundjavën që vjen, këtij konkursi do i bashkohen studentë të tjerë nga fusha të ndryshme të mjekësisë të cilët do të procedojnë po njësoj për punësimin e tyre.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë