Konkursi Ndërkombëtar për Projektin “Auto Moto Park Albania”, i cili u zhvillua sot me praninë e 4 kompanive ndërkombëtare të interesuara për zhvillimin e këtij projekti, sjell një hap më pranë jetësimin e ëndrrës së cirkuitit të parë motosportiv sipas standardeve të FIA dhe FIM, që do të ndërtohet në Krastë, Elbasan. Fituese u shpall Studio “Test & Training International”, në bashkëpunim me studion “GB Consult”.

Ky projekt krahas promovimit të kulturës së motorsportit dhe sigurisë rrugore, do të kthehet në një destinacion tërheqës për garuesit e huaj dhe do të zhvillojë turizmin dhe ekonominë vendase duke e kthyer Shqipërinë në epiqendrën e rajonit për organizimin e eventeve motorsportive.

Kryeministri Edi Rama i cili mori pjesë në prezantimin e projekteve, e cilësoi këtë garë si një event historik për automotorizmin shqiptar, por edhe për Shqipërinë. Rama tha se ndërtimi i ‘Auto Moto Park Albania’ do të krijojë vende të reja pune dhe mundësi më të mira për gjeneratën e re. Rama u shpreh se edhe gjërat që dikur mund të dukeshin të pamundura, si përshembull të kishim një garë të 'Formula 1' në Shqipëri, tha se kjo gjë në të ardhmen mund të jetë e mundur.

‘Faleminderit në radhë të parë kompanive që marrin pjesë në këtë event historik për automotorizmin shqiptarë. Por, edhe për Shqipërinë, sepse falë ideve të tyre, projekteve të tyre ne do të përzgjedhim dhe projektin më të mirë, apo që ne do të na duket më i miri, për ti hapur rrugë një epoke të re. Një epoke të re për Elbasanin dhe për Shqipërinë. Për ta vendosur Shqipërinë në një tjetër hartë ku ajo mungon plotësisht. Për ti hapur Shqipërisë një tjetër derë, prej ku një tjetër kategori vizitorësh do të mund të hynë për të fuqizuar më tutje ekonominë tonë, për të fuqizuar më tutje imazhin tonë. Nga ana tjetër, ky projekt, i hap rrugë një tjetër frontit të punësimit cilësor të të rinjve. Jo thjesht vetëm vende punë, por vende pune të mirëpaguara. Teknologji e lartë. Padiskutim edhe mundësira të reja, horizonte të reja për gjeneratën e re. S’dua të zgjatem më shumë, dua të falenderoj Gonxhen dhe skuadrën që me frymëzim, pasion, me përkushtim vazhdon të udhëheq me forcën e shembullit, transferimin e punimeve publike në Shqipëri. Shërbimet e Transportit janë në krye të klasifikimit të shërbimeve tona dhe kjo falë këtij përkushtimi, kësaj përgjegjshmëria, këtij frymëzimi. Ky projekt nuk është një kërkesë në përshkrimin e punës së drejtorit të kësaj drejtorie, apo stafit të saj, por është një frut i atij frymëzimi për të cilin fola. Jam i bindur se duke bashkuar të gjitha forcat do ta realizojmë. Jam i bindur që siç shumë gjëra që na dukeni dje të pamundura, tani janë në rrugën që po bëhen të mundura. Edhe ajo çka do dukej krejtësisht e pamundur deri më sot, që në Shqipëri të kishim garë të Formula 1, e ardhmja do të tregojë se edhe kjo është e mundur.’- u shpreh Rama.

4 kompani ndërkombëtare, prezantuan projektet e tyre për pistën 5.3 kilometra të gjatë, me një sipërfaqe prej 500 000 m². Cirkuiti që pritet të ndërtohet sipas standardeve të FIA-s, pritet të jetë edhe një qendër indoor dhe outdoor, muzeu Retro, Autodromi dhe Kartodromi. Pjesë e projektit është dhe Akademia Motosporti dhe Akademia e Edukimit mbi Sigurinë Rrugore, ndërsa do të ketë në përbërje edhe poligone profesionale testimi, dhe zona sportive mjetesh ajrore ultra të lehta. Projekti do të financohet nga fondet e DPSHTRR-MIE në bashkëpunim me Bashkinë e Elbasanit dhe me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:25
Gara për projektin 'Auto Moto Park Albania', Rama: Konkursin e fitoi kompania e ish pilotit të famshëm të Formula 1

1675456148_3290088269418247071928877554237951046514599n.jpg

Kryeministri Edi Rama thotë se 4 kompanitë që ishin në garë për projektin e ‘Auto Moto Parkut’ në Elbasan duke thënë se të gjitha kishin prezantime mbresëlënëse dhe ishin përgatitur seriozisht. Rama shtoi se konkursi u fitua nga kompania e ish pilotit austriak të Formula 1 Alexander Wurz dhe babait të tij që është personalitet për nismat në fushën e sigurisë rrugore.

“Përpara 48 orësh rreth 30 kompani të mëdha ndërkombëtare erdhën në Shqipëri për t’u njohur me projektin e Portit të Ri të Durrësit në Porto Romano, një prurje sipërmarrjesh të huaja që deri para ca vitesh as nuk imagjinohej.

Sot katër kompani projektimi mes më të mëdhave të botës, për cirkuitet automobilistike ishin në Tiranë për konkursin ndërkombëtar të shpallur nga #DPSHTRR për Auto Motoparkun që do të ndërtojmë në Elbasan. Të katërta me projekte vizionare dhe prezantime mbresëlënëse nga vetë drejtuesit e kompanive, të cilat ishin përgatitur shumë seriozisht edhe pse praktika e zgjedhur ishte më e pazakonshmja, pa asnjë pagesë paraprake. Në 48 orë këto janë dy prova shembullore të imazhit të ri të Shqipërisë, interesimit në rritje për vendin tonë si një destinacion interesant, jo vetëm për turizëm po edhe për biznes, si dhe rritjes së besueshmërisë tek Shqipëria që ka çelur negociatat me BE, e që sot ka një reputacion ndërkombëtar krejt tjetër nga ai i deri disa viteve më parë.

Konkursin e sotëm e fitoi kompania e ish-pilotit të famshëm austriak të Formula 1 Alexander Wurz dhe babait të tij Franz Wurz, një personalitet i mirënjohur për nismat e tij në fushën e sigurisë rrugore”, shkroi Rama.

 

Ora 16:35
Gara për projektin ‘Auto Moto Park’ në Elbasan, ja cila kompani shpallet fituese

1675438681_aa.JPG

Kompania fituese për projektin e pistës së parë sportive ‘Auto Moto Park Albania’ në Ebasan është shpallur Studio “Test & Training International”, në bashkëpunim me studion “GB Consult”. Kompania fituese bashkë me 3 të tjera që ishin në garë prezantuan projektet e tyre për pistën 5.3 kilometra të gjatë, me një sipërfaqe prej 500 000 m².

Cirkuiti që pritet të ndërtohet sipas standardeve të FIA-s, pritet të jetë edhe një qendër indoor dhe outdoor, muzeu Retro, Autodromi dhe Kartodromi. Pjesë e projektit është dhe Akademia Motosporti dhe Akademia e Edukimit mbi Sigurinë Rrugore, ndërsa do të ketë në përbërje edhe poligone profesionale testimi, dhe zona sportive mjetesh ajrore ultra të lehta.

Studiot pjesëmarrëse në konkurs

Studio “STLEA” për prezantimin e projektit, në bashkëpunim me studion “Gjeo Konsult”

Studio “Apex Circuit Design”, në bashkëpunim me studiot “Infra-Plan” dhe HUK-Project

Studio “Dromo” për prezantimin e projektit, në bashkëpunim me studion “NET-GROUP”

 Studio “Test & Training International”, në bashkëpunim me studion “GB Consult”