Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi priti në ambientet e MAS nxënës nga të gjitha shkollat të cilët përgjatë një viti u angazhuan në projektin “Toka në shkollë” që mbështet zhvillimin e aftësive të nxënësve për kultivimin e kulturave bujqësore.
Teksa takoi nga afër nxënësit dhe pa nga afër rezultatet e kësaj nisme, Ministrja Kushi falënderoi nxënësit, të cilët përveç përkushtimit në mësime, i kushtuan një kujdes të veçantë miniparcela të ndërtuara nga vetë ata.
Kushi u shprehu mirënjohje prindërve dhe komunitetit për mbështetjen dhe angazhimin që nxënësit të mësojnë më shumë mbi vlerën e tokës.
Për të gjithë pjesëmarrësin në këtë konkurs u shpërndanë certifikata falënderimi me motivin “për angazhimin në bashkëpunim me nxënësit, mësuesit, prindërit dhe komunitetin, duke ndërtuar miniparcela model në shkollë, me larmishmëri prodhimesh bujqësore, bimësh aromatike dhe dekorative, ku nxënësit mësojnë më shumë mbi vlerën e tokës, proceset praktike të kultivimit të qëndrueshëm të saj, si dhe përforcojnë lidhjen e tyre me natyrën”.
“Sa shumë kënaqësi morëm nga duarartët e shkollave tona, fitues të konkursit “Toka në Shkollë”, që mbushën Ministrinë e Arsimit dhe Sportit me aromë produktesh të freskëta dhe të prodhuara me aq shumë dashuri.
Faleminderit të gjithë nxënësve, mësuesve dhe drejtuesve të shkollave që e kanë përqafuar këtë nismë duke ndërtuar miniparcela shembull në shkollat tona në të gjithë vendin në bashkëpunim edhe me prindërit dhe komunitetin.
Shkollat i kanë kthyer këto kopshte në laboratorë mësimorë ku nxënësit të mësojnë praktikisht proceset biologjike dhe vlerën e tokës.
Jam e sigurt që të gjithë së bashku do të vazhdojmë të kujdesemi për këto kopshte edhe gjatë verës”- shkruan Kushi.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.7%
-
Nuk e di
12.7%
Vota total: 3705
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai paraqitet në SPAK! Report Tv zbulon kallëzimin e bërë ndaj tij për korrupsion, fshehje pasurie dhe shkelje barazie në tendera
15 Janar, 10:07
-
Tiranë/ Shisnin kokainë e kanabis pranë një shkolle, arrestohen dy persona, 1 në hetim
15 Janar, 09:42
-
'I kam kaluar të gjitha nga plumbat 3 gisht mbi kokë deri te drejtimi i vendit', Braçe: E kam nisur si socialist i zakonshëm në 1992 dhe kështu do e mbyll
15 Janar, 09:36
-
26 vite nga Masakra e Reçakut, presidenti Begaj: Lavdi përjetë burrave dhe grave të Kosovës që qëndruan për lirinë e saj
15 Janar, 09:18
-
Eliminimi nga Kupa sjell kaos te Tirana, Halili 'mediton' shkarkimin e Maganit
15 Janar, 08:28
-
Atentatet në Janar, gazetari në Frontline: Vrasja e 56 vjeçarit tek ‘Pallati me Shigjeta’ afër zbardhjes! Policia ka dyshime se Kristian Marku u nxor në pritë
14 Janar, 20:15
-
300 pemë të reja i shtohen parkut të Liqenit të Farkës, Veliaj: Investimet e bashkisë kanë rritur vlerën e pronës
14 Janar, 14:55
-
Mbi 2 orë në SPAK, kryebashkiakja e Lushnjës Eriselda Sefa del nga Prokuroria e Posaçme! Pyetet nga prokurori që po heton shpërthimin në biznesin e Bujar Çelës (VIDEO)
14 Janar, 13:55
-
Kamëz/ Lëviznin me kanabis në makinë, arrestohen 3 të rinj
14 Janar, 13:40
-
Tiranë/ U gjet i pajetë pranë shtëpisë së tij, ja çfarë dyshohet se i ka shkaktuar vdekjen të moshuarit
14 Janar, 12:43
-
Tiranë, arrestohet turku, kreu 1 mln € ' transaksione të 'parave të krimit' nga karta e kreditit të një shqiptari! Zbardhet skema (EMRI)
14 Janar, 11:00
-
Kupa e Shqipërisë si shpëtim, Magani: Te Tirana ka presion të madh, mos përsërisim gabimet
14 Janar, 10:16