Konstitucionalistët: Nuk e lejon
Kodi rikonfigurimin e KQZ-së

Konstitucionalistët: Nuk e lejon<br />Kodi rikonfigurimin e KQZ-së
TIRANE- Kërkesa e Partisë Demokratike për shkarkimin e anëtarit të LSI-së në KQZ dhe zëvëndësimi i tij më atë të PR-së gjë që sjell edhe rikonfigurim të KQZ-së mund të ndodhë vetëm nëse ndryshohet Kodi Zgjedhor, në të kundërt çdo veprim është antiligjor.

Gent Ibrahimi një prej konstitucionalistëve në një intervistë për TVA1 REPORT! ka shpjeguar se nuk ka asnjë rrugë politike për të zgjidhur jobanalncimin në KQZ përveçse ajo ligjore ndërsa duke ju referuar nenit 32 pika 2 germa d , Ibrahimi ka shtuar se mundësia e vetme ku mund të ndërhyet janë KZAZ-të dhe KQV-të.

“Nuk ka rrugë politike për të zgjidhur atë zhballancim që vërtetë ka ndodhur në KQZ .E vetmja gjë për ta bërë këtë është ndryshimi i Kodit Zgjedhor, vetëm në mënyrë ligjore. Edhe KZAZ- të tashmë janë konfiguruar, e vetmja ku mund të ndërhyhet janë në KQV-të.
Po u hap loja e ndryshimeve qoftë në KQZ qoftë në KZAZ të gjitha janë të mundura edhe për lëvizjen e PBDNJ-së, megjithatë është veprim i pautorizuar nga ligji. Për ta zbutur disi jobalancimin politik mund të ketë një mundësi në strukturat zgjedhore të nivelit të dytë, vetëm në rast se PS dhe LSI zgjedhin të jenë me fleksibël dhe të tërheqin antarët e tyre në ato KZAZ ku ata kanë shumicën dhe KQZ këtu mund të emëronte antarë të propozuar nga PD”- thotë Gent Ibrahimi.
gent ibrahimi
(Foto: Gent Ibrahimi duke folur per gazetaren Joniada Koçi te TVA1 REPORT!)

Por cila është rruga që mund të zgjidhe këtë kërkëse për rrokadë në KQZ?
Sipas Ibrahimit edhe nëse cështja dërgohet në kushtetuese vendimi i saj do të ishte jo efektiv pasi nuk ka kohë të mjaftueshme
Nëse vijmë përpara faktit të kryer të zëvendësimit të anëtarit të LSI , e vetmja rrugë është dërgimi i kësaj çështjeje në Kushtetuese nga PS por është jo efektif pasi nuk ka kohë sepse vendimi do të dilte pas zgjedhjeve.
Ndërsa ish kryetar i KQZ-së Ilirian Celibashi e ka konsideruar të paligjëshëm iniciativë e marrë nga një forcë politike sic është PD pasi sipas tij është vetëm KQZ që merr vendimin ose nxjerr një njoftim për Kuvendin dhe askush tjetër s’mund ta ketë këtë tagër.

“Iniciativa nuk ka asnjë bazeë ligjore. Kodi zgjedhore i ka të peërcaktuar qartë se kur një anëtar lirohet dhe shkarkohet nga detyra. Në të dy rastet kemi o vendim të KQZ ose njoftim për Kuvendin .Është inisiativë që s’mund të merret as nga partitë politike as nga Kuvendi. Ata që kanë parashtruar këtë kërkesëe të tregojnë kush është baza ligjore. KQZ nuk është institucion politik edhe pse antarët janë propozuar nga forcat politike. Anëtarët e KQZ kanë mandat 6 vjeçar dhe jo më kot është bërë kjo , për të mos e lidhur mandatin e tyre me mandatin e një mazhorance . Është veprim i dëmshëm rikonfikurimi edhe për mazhorancën pasi e kompromenton atë në lidhje me qëndrimin që kjo mazhorancë duhet të mbajë në raport me standartin për të bërë zgjedhje të lira e të ndershme”- tha ish kryetari i KQZ-së për TVA1 REPORT!
celibashi
(Foto: Ilirjan Celibashi duke folur per gazetaren Joniada Koçi te TVA1 REPORT!)

Ashtu si Ibrahimi edhe Celibashi kanë theksuar se vetëm në nivelet e dyta dhe të treta, pra në KZAZ dhe KQV mund të ndërhyhet nëse gjithmonë premton koha. Megjithatë krahas shkarkimit të Ilirian Muhos, kuvendi do të përzgjedhë me votë ditën e hënë midis një prej dy kandidatëve Klement Zguri dhe Patriot Çobo.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Fier/ 50-vjeçari plagos me thikë 40-vjeçarin tek terminali i autobuzëve në Mbyet

Fier/ 50-vjeçari plagos me thikë 40-vjeçarin tek terminali i autobuzëve në Mbyet