“Sistemi i drejtësisë është në fokusin e të gjithëve dhe shpresojmë të arrijmë atë që kërkohet. Shpresoj të japin kontribut edhe deputetët e opozitës. Kuvendi është institucioni më gjithëpërfshirës për kryerjen e kësaj reforme. I bëj thirrje opozitës të jetë pjesë e kësaj reforme, për të gjetur zgjidhje të qëndrueshëm. Roli i ekspertëve të huaj dhe vendas do të bëjë që të kemi një reformë në drejtësi jashtë interesave politike. Synojmë një reformë që të jetë sa më gjithëpërfshirëse me profesionistë të fushës dhe opinionin publik, të japin opinion. Ky është një ndryshim i domosdoshëm për vendin”, tha Meta.
Xhafaj: Komisioni, hapi i pare i nje reforme te rendesishme
Hapi i parë për një reformë të vështirë! Kështu e ka cilësuar komisionin e posaçëm parlamentar për Reformën në drejtësi, Fatmir Xhafaj, kreu i këtij komisioni i cili mesditën e sotme shënoi mbledhjen e tij të parë. Xhafaj shprehu besimin se opozita shumë shpejt do të jetë e pranishme.
Nënkryetari i këtij komisioni i takon Partisë Demokratike, e cila deri më tani nuk është bërë pjesë për shkak të bojkotit parlamentar të nisur nga muaji korrik. Në përbërje të komisionit janë 11 anëtare; 6 nga shumica, 5 nga opozita ku 3 anëtare do t’i përkasin PD, 1 PR dhe 1 PDIU, përbërje kjo që nuk i krijon probleme maxhorancës të punojë pavarësisht bojkotit të opozitës.
Deputeti i LSI-së Spartak Braho kërkoi që të bëhet pjesë edhe Presidenca, ndersa Xhafaj tha se në vendimin e këtij komisioni është parashikuar që të jenë edhe përfaqësues nga presidenca dhe se i takon atyre tashmë të përfshihen apo jo.
Xhafaj tha se Komisioni i Ligjeve, institucionet e drejtësisë si Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Gjykata e Lartë, Shkolla e Magjistraturësm Dhoma e Avokatisë dhe Prokuroria do të dërgojnë emrat e ekspertëve që do të kenë rol të vecantë në këtë reformën së bashku me ekspertët e huaj.
“Do të kërkojmë asistencën e Komisionit të Venecias, OPDAT-it, Komisionit Evropian. OSBE-së, ambasadës së SHBA-ve dhe asaj britanike”, përfundoi Xhafaj.
Ky komision i posaçëm do t’i nisë diskutimet në varësi të një drafti bazë të përgatitur nga Komisionit i Ligjeve dhe nga Ministria e Drejtësisë.
Perberja e komisionit per reformen ne drejtesi
1. Fatmir Xhafaj PS Kryetar
2. ____________ PD Zevendeskryetar
3. Armando Subashi PS Sekretar
4. Pandeli Majko PS Anetar
5. Vasilika Hysi PS Anetare
6. Ulsi Manja PS Anetar
7. Spartak Braho LSI Anetar
8. _________________ PD Anetar
9. _________________ PD Anetar
10. _________________ PR Anetar
11. _________________ PDIU Anetar
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)