Fatos Nano dhe mësallat me njëmijë faqe

Fatos Nano dhe mësallat me njëmijë faqe

Fatos Nano

Fatos Nano nuk ka qenë kurrë një person për t’u marrë lehtë për ato që thotë. Ka bërë shkollë me oratorinë, ironinë dhe aftësinë për të goditur, shpotitur a sulmuar armiqtë jo të paktë rreth vetes. Di kaq shumë, por ka folur kaq pak. Veçse tani që vendosi të bëjë një përjashtim e të dalë nga heshtja e tij proverbiale, duket se tha ca gjëra që duhet t’i kishte thënë më parë e më fort. Më mirë vonë se kurrë.

Që Nano mbetet një socialist i vjetër, kryesocialisti në fakt, kjo është pak por e sigurt. Gabimet jo të pakta që ka bërë, paktet, paqëndrueshmëritë, anët e papërgjegjshme dhe dobësia e qeverisjes dhe karkateri acid që ka treguar ndër vite, nuk e bëjnë gjithsesi hiç më të keq sesa ata që i ka pasur bashkëkohës apo parsardhës. Fatos Nano është mjaft i ri që të ketë pasur mundësitë ta vendosë me qetësi trashëgiminë e vet, në vargun e gjatë të karrierave të konkurrentëve të vjetër e të rinj. E kjo përballje të jep të kuptosh se ai mund të jetë i qetë që ka lënë pas standarde të dorëheqjes e ndarjes së pushtetit, që askush nga të djeshmit dhe të sotmit nuk i barazojnë dot.

Kemi pasur (dhe çmendurisht i kemi ende edhe 30 vjet më pas) politikanë të përgjakshëm si Sali Berisha, hileqarë si Ilir Meta apo personalitete komplekse si Edi Rama, e në këtë listë emrash, ai i Fatos Nanos nuk stonon asesi. Përkundrazi.

16 vjet të shkuara, kur një figurë historike vetëm 53-vjeçare, vendoste të dilte prej vërteti nga jeta politike, një tjetër, sot 75 vjeç, bëhej gati të hynte triumfalist në cmendurinë e tij të rradhës si lider shteti. Përballja me Sali Berishën dhe krahasimi me të, është një ndër padrejtësitë më të mëdha që i janë bërë Nanos dje dhe sot. E që u bë edhe mbrëmë pas intervistës televizive, kur llumi i medias dhe rrjetit social ji vërsul të dytit në emër të avokatisë së të parit e të tjerëve si ai. Është qesharake fjala vjen sesi disa rroskopë shifrash janë ulur t’i llogarisin këto orë Fatosit edhe kostot e makinës personale. Meqë kanë marrë kalkulatriçen, le të na thonë sa kushtojnë në total dy vila tek Gon Papuli, një vilë në Lalz dhe një apartament në Qerret! Pa llogaritur të tjerat, se shkon shumë lista!

Sot Nanon e sulmojnë ata që dikur bënin kryqin për të, që dikur hidheshin në flakë për kryetarin e partisë apo ata që kanë ndënjur pranë arkivolit të Maries së ndjerë ditën që vdiq, me një pikë loti në faqe, duke u kujdesur që shefi t’i shihte duke qarë. Është leksion jete dhe Fatosi s’ka pse mërzitet fare nga këto mësalla me një mijë faqe që janë gati të bëjnë më të fundit vetëm pse sot kanë inat Edi Ramën.

Fatos Nano nuk i ka borxh askujt nga personat të cilët sulmoi të enjten në darkë. S’i ka borxh Sali Berishës që e futi në burg në kulmin e karrierës politike, duke vendosur një rekord të përbindshëm për Shqipërinë, në agimin e ndërrimit të sistemit. S’i ka borxh as Ilir Metës që me skuthllëqet e tij provinciale bëri lesheli partinë më të madhe politike të Shqipërisë, duke krijuar një monstër që sot duan ta zhdukin nga skena edhe demokratët, edhe socialistët. Fatos Nano nuk
kandidon në 25 prill, por ai ka të gjithë të drejtën e botës për t’ia përplasur në fytyrë të keqen atyre që të gjithë i njohim se cilët janë dhe çfarë përfaqësojnë. Atyre që po e tregojnë këto orë sesa u ka djegur një rrëfim shumë personal dhe vetëm pjesërisht politik.

Nuk na takon t’i qajmë hallin Nanos për atë që ka kaluar dhe as për sulmet donkishteske që po i bëjnë prej mbrëmë. E ka lëkurën të trashë nga karriera politike dhe mbi të gjitha, ka paguar me largim dhe me heshtje për atë që ka bërë keq, jo me pirueta hijenash, si të atyre që s’na u hoqën qafe 30 vjet me rradhë e prapë duan t’i ngjiten pas këtij vendi si Kashai i Pavdekshëm. Në këtë vend ku askush s’di të ikë, Fatos Nano të paktën dha prova se dinte ta bënte kur u bë i padëshirueshëm. “Vërsnikët” e tij të pluralizimit, Berisha e Meta më së pari, po bëhen gati të na thonë se do vijnë edhe një herë në pushtet në emër të të resë më 25 prill. Çfarë dyshje tragji-komike!

Meritojnë të gjithë përbuzjen e Fatosit dhe tonën gjithashtu.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bujar: 08/02/2021 02:22

    Nano dha nJe interviste teper te sinqerte,,,EDI RAMA MERRE FATOSIN NE PARTI DHE TE PAKTEN BEJE DEPUTET,,,,MOS HARRO KA BERE BURG KOT 4 VJET,,.

    Përgjigju
  • Akrepi: 06/02/2021 20:02

    Reflektimi eshte qendrim moral ndaj vetvetes , por edhe ndaj shoqerise --pamvaresisht se i vonuar --,ka vlera individuale , po kaq edhe shoqerore . Ne vendet e prapambetura , injoranca , barbaria , dhe te gjitha veset e tjera , jane mbizoteruse te sjellies dhe konflikteve . Me vjen mir qe juve u terhoqet nga ajo inisiative sa e gabuar dhe e pa ndershme . Une e di mir , se di jo shum , por ato qe di , i di shum mir , pra me fund , dhe jam gjithmon ne kerkese te dies . Terheqien tuaj nga perplasia pa shkak , e vleresoj si nje paisie me moralin e ndergjegjes . Sa per problemin e Berishes , Nanos e Metes , une i njof mir , per te mos thene fare mir . Me z Nano kam punuar ne nje ndermarie ; por te tre i njof shume mir sepse kane qene udheheqes te shtetit . Perkrahia apo sulmi qe u behet politikisht , nga intelektuale , qofshin edhe komentues , eshte i gabuar . Vetem politikanet jane ne te drejten e tyre par propaganta , qofshin edhe pseudopropaganta , sepse ne politike , nukse ka moral . Meqense politika s'ka moral c'do njeri i moralshem , s'duhet te miret me te . Cili eshte ai shqipetar qe s'njef bemat e 5-6 politikaneve qe kane drejtuar --ashtu sic e kane drejtuar -- shtetin , per keto 30 vjet ?. Por askush , individ nuk mund te marre flamurin e sulmeve , apo perkrahies , pa kufi , per cilindo prej tyre . Persa kohe ata jane njerez , jane mekatar , si gjithe njerezimi . Besojse u kuptuam . Ju prifte e mbara .

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 06/02/2021 16:52

    Bravo Minxhozi.Dy Elefandëve Sb & Im u ra feçka në tokë.Por dhe atyre që i mbështesin këto mostra në 30 vite,ndonse kan vjedhur e vrarë pa hesap. -Militantët e kqij duhet ta kuptojnë pse doli Nano sot,Pse te TV Klan,Pse foli vetëm për Sb+Im dhe jo për Lulin,Monën,Medi Gërdecin,etj. -F.Nano ka qënë dhe është Aty me mënd e kalem.Ndose u tërhoq nga politika para kohe.Midis 3 disonaurëve duhej të tërhiqej më i mënçmi.Dhe 2 fatkeqsit Komnëtare Sb e Im po vazhdojnë të përdhosin demokracinë në 30 vite.Po të mos ishin këta 2 (Nano thot vetëm për Sb)Shqipëria do qe si Zvicra. -F.Nano u thirr në TV klan me audjencë të madhe të demokratëve me porosi të Sb pasi mendonin se Ai do fliste kundër E.Ramës.Por dështuan me turp.Fevziut i ngeli kocka në fyt dhe nuk po dëgjonte më SMS e Saliut e KO për ta mbyll atë FËRNGJI TOPI kundër tij dhe Im. -FN foli tanimë pasi ka akumiluarë shumë poshtërsi që i kanë bërë Sb e Im në këto vite dhe se këta po qëndrojnë në politikë pa u trazuarë ndonse kanë bërë shumë krime,ku vet Nano i ka falur shumë herë duke lëshuarë padrejtësisht shumë pushtet. -FN u mor me Sb e Im si shushunja e stërkëmbësha në 30 vite,ndërsa me Lulin e Monën nuk ka pasur llogari të hapura.Pasi të dy këto janë lidhur prej koke-këmbe nga sb e Im. -Për 25 prill garojnë shumë parti të djathta=100 dhe E.Rama i vetëm.Ky ishte momenti i futjes në sulmë të SKALIONIT TË DYTË TË E.RAMËS.Dhe Nano ja arriti qëllimit:1.Shpartalloi për 1 orë Sb+Im dhe taborrin e tij që tashmë po merren me të..ditë-natë dhe 2.Ngriti në piedestal E.Ramën duke i thënë se është KM më i mire në 30 vite dhe e meriton kolltukun KryeMinistror për mandatin e tretë.Se balta e hedhur në vite për krim..krim.. krim janë metodë Berishiste 30 vjeçare.3.Dhe se pas tij qëndron vet Ai-Nano që e futi në politikë kur deshi vet Ai-Rama. -Ndaj populli thot: " më mirë von se kurrë "...qënt le të lehin karvani ecën përpara ". -Tashmë dilema e Sb është..të jet apojo deputet. Ndërsa Im të qëndroi ajo në Presidencë.

    Përgjigju
  • Akrepi: 06/02/2021 09:40

    Psikomutit , i felliqur dhe i shkerdhier psikmut , hale jeshe hale mbete . Besojse ti je stisur nga fekale . Sipas invariances -- ti je riprodhim identik nga nje gjeneracion ne tjeterin , si c'do qenie e gjalle ; nga i bie se edhe paraardhesit e tu --Te me falin ata , pra prinderit qe te kan rrit -- se edhe ata jane kopila si ti ; por kjo nukse qendron , ti je nje kopil i gjetur rruges se madhe , pra je kopil bir kopili . Edhe njehere , te me falin prinderit qe te kan rrit , ata sigurisht jane te nderuar , por kane rritur nje qelbash qe si hin ne pune as kanalit te gjirizeve . Ku e ke hallin me replikat e felliqura qe stis . Kritika ndaj zoteri Minxhozit eshte e mbeshtetur mbi te pa vertetat dhe kundervenies qe i ben grupeve shoqerore qe mbeshteten ne opoziten e soteme . Si eshte e mundur qe nje njeri --cilidoqoft-- te perbuze e ofendoje miliona popull , vetem se mbeshteten tek opozita . More syplasur , kritika eshte e shkruar me posht , ; ku e gjen ofezen time , ndaj zoterise Minxhozi . Ofeza ndodhet vetem ne koken fjasko , tenden , po deshe vazhdo te hash mut , sa te te cirret barku .

    Përgjigju
    • Psikologu: 06/02/2021 12:41

      E leme kete debat se nuk dua te harxhoj energji negative duke u share dhe zene me njerez...ishte gabim imi, por do te sugjeroja mos komento gjera qe nuk I kupton..Nuk ka te beje me Minxhozin por me temen qe ai trajton dhe per menyren e ngushte sesi e sheh temen..Nano nuk ka mbreteruar ...shiko fatkeqesine me emrin Berisha dhe do kuptosh edhe Nanon dhe "gabimet" e tij

  • Akrepi: 05/02/2021 22:02

    Psikologu , te me hash mutin 2000 here , felliqesire e kuterbuar pis dhe qen bir qeni xhorrekopace e kalibrit te rende , qenie e stisur nga material i gropes se halese , Injorant barbar i dhier e i perlier me mut qeni , primitiv dhe cope zhele e kuturbuar , tfu fytyre zhab e i pa gdhendur .

    Përgjigju
    • Psikologu: 06/02/2021 07:12

      Akrepi, mos fol si kurv rrugesh e c'ekuilibruar tani ..me keq se mamaja jote.. leri rradhen asaj te nderohet me kurverine e saj legjendare.. ti si plehre perpiqu thjesht te behesh i riciklueshem

  • life: 05/02/2021 17:33

    un kam ikur 10 vjet para NANOS ne austri dhe nuk u bera asnjeher i pasur.ehe shumica e austriakeve nuk i perket shtreses se pasur,lind pyetja:si esht e mundur qe NANO ben nje jete oligarke ne austri?

    Përgjigju
  • pocat: 05/02/2021 17:30

    Une jam te 30, kam degjuar vetem gjera qe njerzit kane thene per Nanon, dhe e kam bere dhe ne shkolle. Por intervista dje me beri mire. Pashe nje njeri i cili i reziston deshires per hakmarrje, per dicka qe une as vellain tim sdo ta kisha fal po te me bente ate qe i kane bere atij. Shume e turpshme qe i jane versul, vertet interesante si interviste, vertet interesante ta shohesh dhe ne kete moshe te flase. Dhe analiza per kete e tregon me se miri

    Përgjigju
  • Akrepi: 05/02/2021 16:35

    Minxhozi , e zure radhen per perfitime , nese Nano vjen ne pushtet , i bere "rrezil" gjith ata qe mund te kritikojne Nanon , dhe shpejt e shpejt qe edhe vet Nano te jete deshmitar i mbrojtjes qe i bere . Po ke harruar liberalizmin shkaterrues te institucioneve qe zbatoi zoteria ne 98--005 ,gjot mbreterimit te tij ne shqiperi , qe e vuojme edhe sot . Sigurisht nukse e bere me qellim , por thjesht ke harruar .

    Përgjigju
    • Psikologu: 05/02/2021 19:08

      Minxhoz mos u merzit se akrepi, per fatkeqesine e te qenit injorant dhe cope mishi me dy sy, qe duket qarte per nga linja e arsyetimit, eshte nje lloj rrangalle dhe mbetje per nuk ka impiant plehrash ta marri persiper per riciklim

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?