Konsulencat,Balla:Argita shfrytëzon
ambasadorët si ndërmjetës

Konsulencat,Balla:Argita shfrytëzon <br />ambasadorët si ndërmjetës
TIRANE - Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla ka vijuar me akuzat e tij nga pasurimit të famijes së Kryeministrit Sali Berisha. Në një konferencë për shtyp ditën e sotme ai ka deklaruar se Argita Berisha shfrytëzon ambasadorët e Shqipërisë si ndërmjetës në komunikimin me biznesmenë të interesuar të investojnë në Shqipëri.

Balla tregon rastin kur ambasadori shqiptar i akredituar në Arabinë Saudite dhe Pakistan, Admirim Banaj ka ndërhyrë që biznesmeni pakistanez Zafar Ansar të marrë konsulencë juridike nga Argita Berisha. Balla i drejtohet vajzës së Kryeministrit duke i thënë që “në të gjitha bizneset ku fut duart ti, konkurrenca vdes”.

“Sot po tregojmë se si vajza e Kryeministrit Argita Berisha, shfrytëzon ambasadorët e Republikës së Shqipërisë si ndërmjetës në komunikimin me biznesmenë të interesuar të investojnë në Shqipëri, si të ishin punonjësit e saj në firmën private. Dhe këtë e bën sepse për familjen e Sali Berishës shteti nuk është i shqiptarëve, por shtetin e shohin si të tyrin, për ta mjelë e shfrytëzuar në funksion të pasurimit. Ambasadori i Shqipërisë i akredituar në Arabi dhe njëkohësisht në Pakistan, Admirim Banaj është vendosur si ndërmjetësi mes biznesmenit Zafar Ansar dhe vajzës së Kryeministrit. Ka edhe një provë tjetër. Një email direkt i zonjës Argita Berisha për biznesmenin, ku i shpjegon procedurat e ofertës drejtuar KESH-it. Zonja Argita, a e dinte babai juaj se ju po bënit ndërmjetësen mes një biznesmeni dhe një kompanie publike, sepse KESH është një kompani tërësisht shtetërore. Në Shqipëri, në të gjitha bizneset ku fut duart ti o vajza e Kryeministrit, konkurrenca vdes. Sepse ti je mishërimi i konfliktit të interesit, tamam si në rastin kur kërkon miliona euro që babai yt të firmosë dhënien e koncensionit”, deklaroi Balla.

PO TE ISHIM DIKTATURE, BERISHA DO ME KISHTE VRARE.
Më tej Balla thekson se vajza e Kryeministrit nuk jep përgjigjen për pasurinë e saj por të thotë hajde tek gjykata e babait. Balla deklaron se po të ishte diktaturë Sali Berisha do ta kishte vrarë.

“Unë të them e nderuar zonjë tregojuni shqiptarëve pse dhe kush ju paguan juve për mësuesi si në Amerikë, 12 milionë lekë në muaj, zonja Vajzë e Kryeministrit përgjigjet hajde në gjykatën e babit. Në fakt e nderuara zonja vajzë e Kryeministrit ne jemi në demokraturë, se po të ishim në diktaturë mua babi juaj do më kishte vrarë me kohë, sikundër edhe ka deklaruar vetë në parlament. Ndërsa po të ishim ne demokraci gjykatat s'do ishin të babit tuaj, mediat s'do e kishin frikë babin tuaj, institucionet që merren me burimet e parasë së fituar në këtë vend s'do e kishin mendjen tek babi juaj kur t'ju verifikonin fitimet përrallore me mësuesi e me radhë. Dhe në fakt as babi juaj s'do ishte në Kryeministri po diku gjetkë me kohë e me vakt”, deklaroi Balla.

ME 100 MILIONESHIN I KENI HAPUR GROPE VETES
Ashtu siç ka deklaruar edhe dje, Balla theksoi se “me atë 100 milionëshin i keni hapur vetes një gropë që e zgjeruat sot me një pallat pa lidhje, po kjo është një gropë ku si rrallëherë do bini vetë brenda në sytë e gjithë Shqipërisë që do t’u shohë siç jeni: Fole shpifjesh”.



dokumenti i taulant balles
(Në foto e-maili i ambasadori shqiptar në Pakistan, Admirim Banaj drejtuar biznesmenit Zavar Ansar)

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale