Pak ditë nga miratimi i vendimit nga Këshilli Ministrave për autorizimin e Avokatit të Shtetit për të kontraktuar një studio ndërkombëtare për të analizuar marrëveshjen me kompaninë kineze përgjegjëse për sigurinë në aeroportin e Rinasit ka reaguar dhe Ministrja e Infrastrukurës dhe Enegjisë , Belinda Balluku,
Nga Morina ku ajo ndodhej këtë të shtunë Balluku ka sqaruar ky vendim nuk përkthehet as në zgjidhje të kontratës koncensionare dhe as në vazhdim por ka objektiv skanimin e promblematikave të kësaj kontrate.
"Përsa i përket një kontrate konsulence që Avokati i Shtetit ka aplikuar për zgjidhjen e problematikës që ne kemi me kontratën koncensionare, kemi të gjithë të drejtën si shtet të aplikojmë për ta pasur mbështetje ligjore nga studio të njohura ndërkombëtare dhe kjo nuk përkthehet as në zgjidhje të kontratës koncensionare dhe as në vazhdim. Ne kemi kërkuar një mbështetje ligjore për t’a sonduar dhe skanuar atë kontratë e cila është problematike për të gjithë partnerët që operojnë në aeroport, edhe për policinë e shtetit, edhe për shtetin shqiptar, nga njëherë dhe për cilësinë e shërbimeve që ju ofrohet qytetarëve atje.
Kështu që nuk ka asgjë të fshehur prapa kërkesës së Avokatit të Shtetit për mbështetjen nga një studio ligjore ndërkombëtare përsa i përket kontratës së koncensionit, thjesht ne po marrim masat maksimale për t’u ofruar të gjithë udhëtarëve shqiptarë por dhe atyre të huaj të cilët janë mbi 6 milionë turist në vitin e shkuar dhe presim dhe një rritje, kështu që ata meritojnë të gjithë fokusin e qeverisë shqiptare”, u shpreh Balluku.
Vendimi i datës 19 prill erdhi 10 ditë pas super grabitjes në Rinas, kur banda e drejtuar nga Admir Murataj që u ekzekutua gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë arriti që të merrte 5.7 milionë euro në pistën e avionit që është pjesë e kompetencave të kompanisë kineze të kontraktuar TIA.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.1%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 4020
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Konferenca e Kryetarëve/ PS rrëzon komisionin hetimor për Ballukun, lidhur me Porto Romanon! Bardhi: Aferë korruptive! Balla: Kërkoni 6 muaj hetim, s'ka kohë
23 Dhjetor, 12:27
-
Balluku live me Agron Shehajn në Facebook! Deputeti akuza: Hajdute, bën jetë milionereje! I ke të gjithë vartësit në burg (VIDEO)
19 Dhjetor, 13:51
-
Vjosa Osmani e zemëruar me BE pas samitit të Ballkanit Perëndimor
19 Dhjetor, 11:17
-
Debate në Kuvend/ Shehaj akuzon Ballukun: Ka 6 muaj shmang interpelancën, 1,3 mld euro Thumanë-Kashar, skandal! S’ka lekë për pensione, por hedh valle në festat e PS
19 Dhjetor, 10:25
-
Përplasje në Kuvend, 'mollë sherri' Bashkim Ulaj dhe interpelanca me Ballukun! Shehaj bllokon 4 orë foltoren, Spiropali e përjashtoi, Noka e shtyn me forcë
19 Dhjetor, 08:07
-
Protestoi te ‘Infrastruktura’ se nuk i jepnin fondin e rindërtimit, 62-vjeçares i premtohet zgjidhje pas denoncimit në Report Tv! Natën e kaloi para Ministrisë
18 Dhjetor, 08:50
-
Nuk merr fondin për dëmtimin e shtëpisë nga tërmeti, gruaja në grevë urie para Ministrisë së Infrastrukturës: Balluku të më japë zgjidhje ose të marrë dhuratë vetëflijimin tim
17 Dhjetor, 18:45
-
I dënuar për grabitjen e 4.6 milionë eurove në Rinas, Klement Çala izolohet në '41 BIS' 3 të rrezikshëm brenda 4 ditëve në regjimin e posaçëm
17 Dhjetor, 18:20
-
Blushi nga Fieri: Rama 'babai' i korrupsionit, Balluku duhet të ishte në burg! Meta u arrestua sepse i denoncoi, SPAK në kontroll të kryeministrit
15 Dhjetor, 19:31
-
Bardhi denoncon zv/kryeministren: Vetëm me firmën e Ballukut ndodhin vjedhje dhe skandale të tilla, çfarë duhet më shumë për të mbajtur përgjegjësi?!
15 Dhjetor, 19:13
-
Berisha: Belindën mos e thërrisni më Lubi Balluku, por Lubi Loti! Si mund të ndahen 13 km rrugë në 14 kontrata?! Në 11 maj PS do pësojë disfatë të thellë
12 Dhjetor, 12:45
-
PD e Vlorës denoncon: Prokuroria të hetojë Belinda Ballukun për skandalin! Korrupsion me dy TEC-e, s’prodhojnë asgjë dhe kanë marrë 73 mln euro në dy vite!
9 Dhjetor, 15:29