Kuadri ligjor për ndërmjetësit e pasurive të paluajtshme, Gjonaj: Shërben për të rregulluar sektorin

Kuadri ligjor për ndërmjetësit e pasurive të paluajtshme, Gjonaj: Shërben për të rregulluar sektorin

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka zhvillua një tjetër konsultim të gjerë publik me përfaqësues të grupeve të interesit dhe institucioneve mbi projektligjin "Për ndërmjetësit e pasurive të paluajtshme".

Gjonaj tha gjithashtu se "kjo iniciativë vjen edhe për të përmbushur detyrimet që Shqipëria ka marrë përmes angazhimit me Task Forcën për Veprimin Financiar (FATF) dhe MONEYVAL për të forcuar luftën kundër pastrimit të parave."

Për herë të parë kemi një kuadër ligjor për ndërmjetësit e pasurive të paluajtshme me qëllim rregullimin dhe formalizimin e sektorit të pasurive të paluajtshme dhe sidomos për të garantuar shërbim më të sigurtë për qytetarin. Jo vetëm në Shqipëri por edhe në mbarë vendet e tjera, agjencitë dhe ndërmjetësit e pasurive të paluajtshme, së bashku me noterët dhe me kategori të tjera vlerësohen si faktorë te rëndësishme ku mekanizmat kontrollues për ligjshmërinë e veprimtarisë së tyre luajnë rol kyç në parandalimin e pastrimit të parave”, tha Gjonaj.

Më tej ajo shtoi se "me këtë projektligj, synojmë certifikimin e ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme, të drejtat dhe detyrimet e tyre, mekanizmat inspektues, si dhe regjistrimin në një regjistër të posaçëm. Ky akt gjithashtu do të shërbejë për të rregulluar dhe moderuar sektorin, si dhe do të mundësojë një konkurrencë të ndershme edhe midis subjekteve duke rregulluar informalitetin në fushën e pasurive të paluajtshme".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Tani në shënjestrën e Kievit janë depot dhe logjistika ruse, por edhe trupat e Penjanit

Lufta/ Tani në shënjestrën e Kievit janë depot dhe logjistika ruse, por edhe trupat e Penjanit