Konsumimi i tepërt i vitaminave
rezulton të jetë shumë i rrezikshëm

Konsumimi i tepërt i vitaminave<br />rezulton të jetë shumë i rrezikshëm
Konsumimi i shumë vitaminave rezulton të ketë më shumë efekte negative sesa pozitive. Në fakt, mendohet të jetë një ndër shkaktarët kryesorë të kancerit apo sëmundjeve të zemrës. Sipas një studimi të kryer në Britani, rreth 18 milionë britanikë besojnë se marrja e vitaminave i jep efekte pozitive në shëndet, por studiuesit vërtetuan të kundërtën.

Dr Tim Byers – ekspert në fushën e studimit të kancerit – ka ekzaminuar dokumente që përfshinin hulumtime të 30 viteve. Ai studioi 3 pilula të përdorura gjerësisht në përditshmëri, vitamina E, beta-karoten dhe acidin folik, të cilat të përdorura mbi sasinë e rekomanduar kishin efekte negative në organizëm.

Dr Byers tha: "Ne nuk jemi të sigurt pse ndodh kjo, por provat tregojnë se njerëzit që marrin pilula të përditshme mbi masën e rekomanduar, kanë tendencë të kenë një rrezik më të lartë të zhvillimit të kancerit”. Studimi u krye fillimisht mbi kafshët dhe rezultatet ishin premtuese.

Për 10 vjet studimi është kryer tek njerëzit dhe u arrit përfundimi se njerëzit që konsumonin shumë vitamina ishin 56% më të predispozuar ndaj sëmundjeve kanceroze.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë