TIRANË- Një 25-vjeçare ka ndërruar jetë një ditë më parë në spitalin e QSUT, pasi konsumoi fostoksinë. Xhuana Nikolli nga Lezha, mësohet se ka mbërritur në QSUT pa shenja jete. Ajo ka ndërruar jetë rrugës për në spital dhe dyshohet se ka pësuar arrest kardiak si pasojë e konusmimit të fostoksinës.
Se cilat janë arsyet që e çuan të renë drejt këtij akti, ende nuk bëhen me dije, por familjarët e saj kanë bërë kallëzim ndaj ish-partnerit të saj. Në kallëzimin e bërë në komisariatin numër 2 në Tiranë, familjarët pretendojnë se është dhuna që partneri ka ushtruar ndaj Nikollit, që e ka detyruar atë të konsumojë fostoksinën.
Madje, familjarët pretendojnë se vajza e tyre ka në trup edhe shenja dhune, por do të jetë një autopsi nga Insituti Mjekoligjor që do të përcaktojë nëse ndaj saj është ushtruar apo jo dhunë.
Blutë e kryeqytetit kanë shpallur në kërkim partnerin e së resë, Eraldo Fizin, të akuzuar për dy vepra penale "Dhuna në familje" dhe "Shkaktimi i vetëvrasjes", por nga kontrollet që janë bërë deri më tani ai ende nuk është gjetur.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2: shpallën në kërkim, për veprat penale "Dhuna në familje" dhe "Shkaktimi i vetëvrasjes", shtetasin E. F., 25 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij, veprim i cili dyshohet se është bërë shkak që shtetasja të konsumojë Fotoksinë. Si pasojë, ajo ka humbur jetën në spital. Punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e 25-vjeçarit, si dhe për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të rastit”, njofton Policia.
25-vjeçarja Xhuana Nikolli dhe i riu Fizi ishin martuar në qershor të vitit 2025, por janë ndarë pas 3 muajve pasi kishin patur konflikte.

Foto: Eraldo Fizi ish- partneri i 25-vjeçares
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente










Kjo foto e dasmes e tregon se sa /ne dashuri/ kane qene me njeri-tjetrin,mjafton te shikosh kete foto.Edhe kur del ne foto me nje te ftuar ne dasem,me nje te panjohur, edhe sikur te dalesh rastesisht ne foto me nje politikan, ke me afersi e miqesi se sa c'kane patur keta te dy ne diten qe supozohet te ishte dita me e lumtur e jetes se tyre.Sidomos ky djali ka pamjen e reagimin e kalimtareve,apo shikuesve qe i ka kapur kamera aksidentalisht duke pare daljen e nuses,pak a shume si figure sfondi.
PërgjigjuÇa te thuash, drame mbi drame. Keqardhje per fatin e te rese, paska qene pika e yllit.
PërgjigjuNgushéllime
PërgjigjuSa per t'ardh' keq, qe nje vajz' kaq e mir' me i dhon' fun' jetes' vet per 'i burr'. Ai burri ke sqarimi MENDOHET i pafajshem per aq sa nuk jepet fajesia nga gjyqi dhe jo PREZUMOHET, sepse s'o fjal' SHQIPE, o I-Tera, sepse ata te teknikes i bojn' k'to gjojna me gjuhen SHQIPE.