TIRANË – Gjykata e Durrësit ka lënë në burg, Volodomir Demakov -kapitenin ukrainas të anijes “Era-1”, e cila u kap para pak ditësh me 47 ton cigare kontrabandë që vlenin rreth 10 milionë eurosh.

Kapiteni Demakov ka deklaruar sot në gjykatë se është i pafajshëm dhe nuk ka kryer asnjë krim kundër shtetit shqiptar; ai ka theksuar sërish se e ka ankoruar anijen në portin e Durrësit për shkak të motit të keq.   

Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)