Kontrabanda në veri nga "mafiozët" e Veselinoviç

Kontrabanda në veri nga "mafiozët" e Veselinoviç
Një pjesë të madhe të tregut të Kosovës me naftë, barna, drithëra, drogë e armë e mbulon Zvonko Veselinoviç. Numri më i madh i konsumatorëve të këtyre produkteve janë shqiptarë. Zvonko me grupin e tij fiton miliona euro në mënyrë të paligjshme. Po kaq humb edhe buxheti i Kosovës. Ka arritur t’i shmanget drejtësisë falë lidhjeve të mira me policë e prokurorë kosovarë. Mbi 3 milionë euro naftë ka futur në Kosovë gjatë viteve 2009-2010.

“Koha Ditore” ka bërë një hetim të kriminalitetit të veri të Kosovës dhe ka siguruar dosje zyrtare të Policisë së Kosovës, Policisë së EULEX-it, Doganave dhe Prokurorisë, në të cilat përshkruhet veprimtaria kriminale në veri të Kosovës. Zvonko Veselinoviç i arrestuar në dhjetor të vitit të kaluar në Serbi bashkë me vëllanë e tij Zharko kontrollon gjithçka në atë pjesë. Sipas dosjeve, ai ka kryer këtë veprimtari me dijeninë e EULEX-i dhe të Policisë së Kosovës. Në pak raste kur ka pasur tentativa për arrestimin e tij, në krah i kanë dalë zyrtarë të rendit dhe të ligjit, siç është ish-komandanti i stacionit të Policisë së Kosovës në veri, Milija Milosheviç, prokuror shqiptar e miq të tjerë.

Kontrabanda e mallrave është bërë në sy të doganierëve të EULEX-it. Ata kanë regjistruar hyrjen e kamionëve në pikat kufitare 1 dhe 31, por nuk kanë mbledhur taksat. Mosveprimin e doganierëve e kanë konstatuar policët e EULEX-it dhe Prokuroria. Orvatje për ndalimin e kësaj veprimtarie kriminale atje ka bërë Dogana e Kosovës, mirëpo për shkak të pamundësisë për të kontrolluar pikat kufitare vetëm ka bërë raporte e kallëzime penale.

Prokuroria e EULEX-i ka lëshuar urdhër arrestim kundër Veselinoviçit qysh vitin e kaluar. Ky urdhër arrest nuk është zbatuar, ani se është ditur adresa e saktë e tij. Veselinoviç i dyshuar për përfshirje në mbi 20 vepra penale, dyshohet se pas lirimit nga paraburgimi në Serbi ndodhet në veri të Kosovës ku po vazhdon veprimtarinë.

EULEX-i që po heton veprimtarinë kriminale në veri të Kosovës nuk ka dashur të prononcohet në asnjë pyetje të “Kohës Ditore” të martën. Nuk ka folur nëse po e kërkon Veselinoviçin ende.

Zvonko kontrollon mbi 15 firma të ndryshme tregtare. Shumica të regjistruara në Kosovë. Mallin e sjell nga Serbia, Zvicra, Çekia, Sllovenia, Bullgaria, Rumania, Qiproja, Bosnja, e Mali i Zi dhe ua shet shumicën shqiptarëve gjithandej Kosovës.

Inteligjenca e EULEX-it e lidh Zvonko Veselinoviçin me të paktën tetë kompani të përfshira në kontrabandën e naftës dhe të substancave tjera dhe shmangien e tatimit. Këto janë “PP Bono Sistems”, “Team Petrol”, “Team Oil”, “Grin Gas”, “Raskos”, “Laki Nacionial”, “TPP Sokolica”, “P.U.P. Ferari” dhe “SZTR Prizma”.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore