3300 palë veshje dhe qindra litra pije alkoolike janë sekuestruar në Portin e Durrësit, pas dy rasteve të tentativës për kontrabandë në hyrje të vendit. Gjatë kontrolleve të shtuara nga Policisë Kufitare, u arrestua në flagrancë një 50 vjeçar me inicialet A. P., banues në Shijak. Në kamionin që ai drejtonte u gjetën 3300 palë veshje pa dokumentacion shoqërues, të dyshuara si mall kontrabandë.

Në një rast tjetër, nisi hetimi penal për 54 vjeçarin me inicialet Sh. D., banues në Rrogozhinë. Në kamionçinën e tij u zbuluan qindra litra pije alkoolike, përfshirë edhe 86 shishe, gjithashtu pa fatura origjine. Të dy rastet u evidentuan gjatë kontrolleve të bazuara në analizën e riskut dhe informacionet operative, të intensifikuara në hyrje dhe dalje të vendit.

Mallrat janë sekuestruar, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i Policisë 

"PKK Port, Durrës/Goditen 2 tentativa për të kontrabanduar mallra, në Shqipëri. Vihet në pranga një shtetas që transportonte me kamion, 3300 palë veshje pa fatura blerjeje. Vihet në hetim një shtetas që transportonte me kamionçinë, qindra litra pije alkoolike pa fatura origjine. Sekuestrohen mallrat. Në vijim të kontrolleve të mbështetura tek analiza e riskut dhe puna operative që janë intensifikuar në hyrje/dalje të Republikës së Shqipërisë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, dhe për garantimin e qarkullimit të sigurt të shtetasve dhe mallrave, shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit goditën në hyrje të Republikës së Shqipërisë, 2 tentativa për të kontrabanduar mallra. Konkretisht, për këto raste: -u arrestua në flagrancë shtetasi A. P., 50 vjeç, banues në Shijak, pasi në kamionin që drejtonte, u gjetën 3300 palë veshje të dyshuara të kontrabanduara, pasi nuk kishin dokumentacion shoqërues; -u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Sh. D., 54 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi në kamionçinën që drejtonte, u gjetën sasi pije alkoolike dhe 86 shishe me këtë produkt, të dyshuara të kontrabanduara, pasi nuk kishin dokumentacion shoqërues. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme"