Kristjan Asllani, i cili është rikthyer te Interi pas huazimeve fillimisht te Torino, nga gushti 2025 deri në janar 2026 (16 paraqitje) dhe më pas te Besiktas deri në qershor (17 paraqitje dhe 2 gola), nuk bën pjesë në planet e trajnerit Cristian Chivu.

Objektivi i drejtuesve të Interit është t’i gjejnë një klub të ri përpara përfundimit të merkatos. Mundësia për kalimin te Monza është ftohur menjëherë, ndërsa tani është hapur një alternativë jashtë Italisë.

Sipas raportimeve të fundit, në gjurmët e mesfushorit të lindur në vitin 2002 është Al JaziraAbu Dhabi, të cilët thuhet se kanë nisur tashmë kontaktet me Interin për ta marrë lojtarin në huazim.

Nga ana e tij, klubi zikaltër kërkon shitjen e përhershme të Asllanit. Vlera e kartonit të tij llogaritet rreth 10-12 milionë euro. Priten zhvillime të reja gjatë orëve në vijim, teksa palët janë në negociata. Fakt është se në Emiratet e Bashkuara Arabe kontratat janë të majme dhe për Asllanin mund të jetë mundësia e jetës sa i takon aspektit ekonomik.