Sulmuesi argjentinas i Barcelonës, Lionel Mesi javën e ardhshme do të bëhet futbollisti më i paguar në botë pas kontratës së re që do të nënshkruajë me spanjollët. Kontrata e re parashikohet që të jetë 20-22 milion Euro për Mesin në edicion, por së bashku me sukseset e mundshme përfitimet llogariten që të kapin shumën e 30 milion Eurove në edicion.
Në kontratën e re parashikohet gjithashtu që Mesi do të ndajë me klubin një pjesë të fitimeve nga e drejta e tij e imazhit, gjë që nuk e ka bërë vitet e fundit. Pikërisht kjo pikë është negociuar më shumë mes dy palëve, pasi rritja e pagës u miratua në këmbim edhe të një pjese të fitimeve nga e drejta e imazhit të argjentinasit.
Në kontratën e re nuk do të ndryshojë shuma që një ekip duhet të paguajë për ta pasur në gjirin e tij, plot 250 milion Euro duke lënë të hapur spekulimet e mediave spanjolle për një ofertë të mundshme nga City ose PSG, pavarësisht dënimeve nga UEFA për shkelje të rregullave financiare.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com