Kontributet, paga të reja
minimale dhe maksimale
Nga dita e djeshme, ndryshuan shifrat e pagave minimale dhe atyre maksimale, për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.
TIRANE- Nga dita e djeshme, ndryshuan shifrat e pagave minimale dhe atyre maksimale, për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Në zbatim të Vendimit Nr.581, datë 17.07.2013, të Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin Nr.1114, datë 30.7.2008 të Këshillit të Ministrave”, botuar në Fletoren Zyrtare Nr.125, datë 30.07.2013, duke filluar nga data 1 gusht 2013 e në vazhdim, paga minimale mujore, për efekt të llogaritjes së kontributit të sigurimeve, shoqërore e shëndetësore, do të jetë jo më pak se 19.026 lekë, ndërsa paga maksimale mujore do të jetë 95.130 lekë.
Për të punësuarit, marrëdhëniet e punës të të cilëve rregullohen në bazë të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, paga minimale mujore, për llogaritjen e kontributeve është ajo e përcaktuar nga Këshilli i Ministrave, në zbatim të nenit nr.111, të ligjit të sipërpërmendur. Kjo pagë (sipas VKM nr. 573 date 03.07.2013 “Për përcaktimin e pagës minimale, në shkallë vendi”), duke filluar nga data 1 korrik 2013 e në vazhdim është 22.000 lekë.
Kontributi i detyrueshëm për sigurimet shoqërore për personat e vetëpunësuar në veprimtari, tregtare apo shërbimi, ambulante, si dhe për personat, që punojnë si punëtorë shtëpie, nga data 1 gusht 2013 e në vazhdim do të jetë 2.500 lekë në muaj.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar për një ndryshim të tillë gjithë publikun taksapagues, duke thënë edhe se për çdo pyetje apo informacion mund të kontaktohet me Drejtoritë apo Sektorët e Shërbimit ndaj Tatimpaguesve në të gjitha Drejtoritë Rajonale Tatimore.
Shkrimi u botua sot në gazetën “Shqiptarja.com” (print) 02.08.2013
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30.4%
-
Jo
63.2%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 391
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U arrestua në Slloveni pas ekzekutimit të ukrainasit, Italia konfirmon provat për ushtarakun shqiptar! Vrau edhe bashkëpunëtorin e drejtësisë në Lubjanë
25 Janar, 22:53
-
'Sirena' portugeze, Cristian Shpendin e kërkon Benfica
25 Janar, 22:45
-
Itali/ Korrieri shqiptar kapet me 11 kg kokainë në autostradën e Bolonjës! Nervozizmi tradhtoi 25-vjeçarin, vlera e drogës rreth 1 mln euro
25 Janar, 22:35
-
Digjet garazhi i pallatit 8-katësh të Komuna e Parisit, shkak dyshohet kompresori i frigoriferit të një marketi (VIDEO)
25 Janar, 22:18
-
Ekspertja e aktivitetit fizik: Balancat e ushtrimeve fizike me ushqimin e shëndetshëm, është çelësi
25 Janar, 21:59
-
‘Klinika 24’ në REPORT TV/ Mjekja Anjeza Kuci: Tregoni kujdes për hundët, veshët dhe bajamet në periudhën virale
25 Janar, 21:49
-
Bundesliga/ Bayern Munich fiton dhe nis shkëputjen! Ndalen Leverkusen e Dortmund, tri pikë për Mainz
25 Janar, 21:30
-
Itali/ Vrau me çekiç partneren rumune, Apeli i Bolzanos lë në fuqi 24 vite burg për marangozin Avni Meçja! Prokuroria kërkoi izolim përjetë
25 Janar, 21:24
-
Senati miraton Kristi Noem për postin e Sekretares së Sigurisë Kombëtare
25 Janar, 21:24
-
"Një kapitull i ri po fillon", Samanta Karavella zbulon shtatzëninë dhe prezanton për herë të parë partnerin
25 Janar, 21:20
-
Projektligji në konsultim/ ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’, do jetë ShA, 51% e aksioneve të shtetit! Kredi vetëm bizneseve të nënfinancuara, do mbledhë edhe kursime
25 Janar, 21:12
-
Itali/ ‘Akili’ u arratis nga burgu, Gjykata e Ankonës i kishte refuzuar lejen shpërblyese! Xhevdet Plaku ende në arrati
25 Janar, 21:06