Kontroll abuzimeve me çmimet
për Vit të Ri, jo më gjela në rrugë

Kontroll abuzimeve me çmimet<br />për Vit të Ri, jo më gjela në rrugë
TIRANË - Këtë fundvit qytetarët e Tiranës nuk do të përballen me çmimet abuzive të ushqimeve e veçanërisht të gjelit të detit, simbolin e darkës së ndërrimit të viteve. Këtë vit të ri, në ditët e fundit të dhjetorit një Task-Forcë e veçantë do të jetë në terren për të ndaluar spekulantët e çmimeve.  "Nuk mund të blihet me çmime stratosferike natën para Vitit të Ri", -tha këtë të martë kryebashkiaku Erion Veliaj.

Qytetari i parë i Tiranës tha këtë të martë se do të ndalohet shitja e gjelave të detit në rrugët e kryeqytetit dhe njoftoi se do të ngrihen disa tregje provizore vetëm për Vitin e Ri për të tregtuar produktet bio dhe gjela deti të rritur në zonat periferike të Tiranës, ku do të shiten me çmime të tregut.

“Do të kemi një treg në Kombinat, ku do mund të shiten produkte bio, vendase, që vijnë nga zona e Pezës, Ndroqit dhe Vaqarrit. Do të kemi një treg në njësinë nr. 3, pranë zonës së Kinostudios, ku gjithë fshatrat e tjerë të Malësisë së Tiranës do të kenë mundësi të tregtojnë për produktet e tyre”, u shpreh Veliaj.

"Fshati i krishtlindjeve" tek "Nënë Tereza"
Ndryshe nga vitet e tjera, festimet e natës së vitit të ri do të përqendrohen tek sheshi “Nënë Tereza”, aty ku do të ngrihet "fshati i krishtlindjeve". Bëhet fjalë për shtëpiza të drunjta të vendosura në të gjithë sheshin të cilat do të jenë gati më 6 dhjetor. Nga sot deri me 4 janar sheshi do te jete i bllokuar per qarkullimin e makinave. Kjo atmosferë festive - tha Veliaj - ka në qendër fëmijët.

"Këtë muaj bashkia do i dedikohet totalisht fëmijëve, do të kemi produkte vendase për të promovuar, tregje provizore. Vitin e ri do e presim në sheshin “Nënë Tereza”, -tha kryebashkiaku.

fshati festiv

fshati festiv
fshati festiv

Po ashtu, Veliaj tha se zbukurimi i qytetit për festat e fundvitit nuk do të fokusohet vetëm në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" por në të gjithë qytetin.

 “Adoptimi i një rruge dhe për herë të parë përtej bulevardit të kemi zbukurime në të gjithë qytetin. I kam kërkuar dhe administratorëve që të bëjnë diçka për lagjet e tyre”, -theksoi kryebashkiaku.

Vitet e tjera, viti i ri është pritur në sheshin "Skënderbej" me hedhjen e fishekzjarreve nga ana e Bashkisë së Tiranës, dhe aktiviteteve të pakta për qytetarët, pasi festa pas darkës në gjirin familjar përqendrohej më së shumti në klube nate apo në restorante mes miqsh.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na u shkatërrua gjithçka! S’iu përgjigjen thirrjeve për ndihmë

Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na u shkatërrua gjithçka! S’iu përgjigjen thirrjeve për ndihmë