Kristaq Kume shton se propozimet e KQZ janë të tepruara. “KQZ kërkon ndryshim shumë të fuqishëm, se cfarë do të bëjë media në pasqyrimin e fushatave zgjedhore. Mënyra si e ka konceptuar është shumë më tepër se nga ajo që pritet që të bëjë media. Është e tepruar, përveç se iu bie ndesh të tjerëve”.Gjithashtu, KQZ i kërkon Kuvendit për të perfshire ne Kodi edhe ligjet për transmetimin e reklamave politike falas në radiotelevizionet private gjate fushata. Kume thotë se nuk e kupton arsyen se pse KQZ i hyn kësaj loje.
“Ka qenë propozim i ndërkombëtarëve para zgjedhjeve të kaluara, i konsideruar i nxituar edhe nga ata që e propozuan, nuk e kuptoj pse i hyn KQZ kësaj loje. Për mendimin është e tepruar dhe nuk sjell produkte, përveç faktit që në të gjitha rastet është e domosdoshme që të konsultohesh, por nuk di që të jetë konsultuar me median” përfundoi ai.
Gazeta Shqiptarja.com zbuloi sot se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon që, para dhe gjatë zgjedhjeve, të shtrijë kontrollin dhe të aplikojë kufizime mbi portalet dhe gazetat, të cilat sipas Komisionit kanë impakt të madh në zgjedhje. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dërguar në Kuvend 20 propozime për ndryshimin e Kodit Zgjedhor duke krijuar një rast të paprecedent dhe të rrezikshëm për censurimin e medias.
d.b/shqiptarja.com












