Kontroll pishinave dhe subjekteve 
që derdhin ujrat e zeza në det

Kontroll pishinave dhe subjekteve <br />që derdhin ujrat e zeza në det
Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka mbledhur 12 kryeinspektorët shëndetësorë shtetërorë, në prag të çeljes së sezonit turistik. Beqaj u kërkoi kryeinspektorëve që të inspektojnë kushtet higjeno-sanitare të çdo biznesi, por të kryejnë edhe kontrolle të rrepta në pishinat, të cilat mund të jenë burim infeksioni gjatë verës.
 
Fokusi i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor duhet të jetë marrja e masave ndaj bizneseve të cilat rrezikojnë shëndetin e popullatës dhe jo prirja për të rendur drejt marrjes së masave administrative në vlera monetare, si qëllim në vetvete”,  ishte kërkesa e Beqaj ndaj kryeinspektorëve.
 
Për ato biznese apo pishina të cilat nuk do të zbatojnë rregullat higjeno-sanitare, pritet të merren masa nga gjobë deri në pezullim aktiviteti.

Ndërkohë Inspektorati i Shëndetit Publik do të nisë kontrollet në të gjitha pishinat e vendit. Do të merren mostra uji nga secila pishinë, për të parë nëse ka baktere apo përbërje të tjera që dëmtojnë shëndetin e njeriut. Një vit më parë disa nga pishinat në kryeqytet u gjobitën për shkak se nuk plotësonin kushtet.


Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan