Kontroll teknik për të gjitha objektet e ndërtuara para 50 viteve

Të gjitha ndërtesat, banesa apo objekte të tjera, që janë ndërtuar më shumë se 50 vjet para, do t’i nënshtrohen kontrollit teknik nga ana e organeve shtetërore. Kjo risi bën pjesë në një projektligj të përgatitur nga Këshilli i Ministrave, i cili është depozituar tashmë pranë Kuvendit të Shqipërisë.

Projektligji, që bën një amendim në ligjin aktual nr. 8402, datë 10 shtator 1998, thekson se “Të gjitha objektet, të cilat kanë mbi 50 vjet që janë ndërtuar, i nënshtrohen procesit të auditimit teknik. Rregullat për mënyrën se si do të zbatohet auditimi dhe cilat do të jenë subjektet që do ta kryejnë atë përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave”.

Po cilat objekte do të kontrollohen?

Projekt-akti parashikon që oponenca teknike për projektet e ndërtimit të objekteve, do të kryhet nga institutet shtetërore ose ente të tjera, të përcaktuara nga ministria që mbulon veprimtarinë e ndërtimeve, për të gjitha:

ndërtimet publike;

ndërtimet jopublike, me vlerë të preventuar së paku 100 milionë lekë dhe

objektet me akses publik. Me “objekte me akses publik” sipas këtij amendamenti do të kuptohen të gjitha objektet, ku, pavarësisht statusit të pronësisë së tyre, qytetarët kanë akses të lirë hyrjeje, si: kinema, teatro, stadium, markete etj

Pas tërmetit që lëkundi Shqipërinë në datë 21 Shtator qeveria ndërmori disa hapa për sigurimin e banesave. Këshilli i Ministrave mori vendim për të detyruar ndërtuesit që të lidhin kontrata 10-vjeçare sigurimi me blerësit. Gjithashtu asnjë leje ndërtimi nuk do të jepet pa policën e sigurimit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale