Kontrolle në të gjithë vendin/ Policia arreston 20 persona dhe kap 4 të tjerë të shpallur në kërkim

Në të gjithë vendin janë arrestuar 20 persona dhe janë ndaluar 4 të tjerë të shpallur në kërkim.

Policia ka ushtruar kontrolle në të gjithë vendin në lokale, banesa, ambiente të ndryshme dhe vende të dyshuara për fshehje apo përdorim të lëndëve narkotike.

Janë shoqëruar për verifikim në ambientet e Komisariateve të Policisë në të gjithë vendin, 48 persona me precedent penal të mëparshëm dhe pa dokument identifikimi me vete.

Ndërsa janë arrestuar 6 persona, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, konkretisht: 1 në Dibër, 1 në Elbasan dhe 3 në Tiranë. Gjatë kontrolleve janë sekuestruar drogë dhe para të përfituara nga shpërndarja e lëndës narkotike.

Janë ndaluar 4 persona të shpallur në kërkim: 1 në Fier dhe 1 në Kukës, për veprën penale “Vjedhja”; 1 në Korçë, për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe 1 në Tepelenë, i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.

Në Lezhë është arrestuar një person, pasi gjatë kontrollit iu gjet një armë e ftohtë (dorezë metalike).

Në Korçë është arrestuar në flagrancë një person, pasi u kap duke transportuar 2 emigrantë të paligjshëm.

Janë arrestuar 3 persona që u konstatuan duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur, 1 në Dibër, 1 në Berat dhe 1 në Lezhë.

Gjithashtu janë bllokuar për mungesë dokumentacioni 17 automjete në gjithë vendin.

Policia ka njoftuar se vijon operacionin për kapjen e personave të përfshirë në veprimtari kriminale.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID te 'Shefqet Ndroqi' , Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID te 'Shefqet Ndroqi' , Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)