Kontrollet në miniera, 669 subjekte
i kanë borxh shtetit 205 mln lekë
Janë 669 subjekteve minerare që nuk kanë shlyer detyrimin për pagesën e garancive të rehabilitimit në vitet 2011-2012. Ministria u lë afat pagese brenda 10 ditëve.
TIRANË - Janë 669 subjekteve minerare që nuk kanë shlyer detyrimin për pagesën e garancive të rehabilitimit në vitet 2011-2012, duke i shkaktuar shtetit një humbje në shumën e 205,715,031 lekëve. Ministria e Energjitikës ka bërë të ditur se, kontrolli është ushtruar me urdhër të ministriti, Damian Gjiknuri.
Ministria ka bërë të ditur se, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore ka verifikuar gjendjen e pagesave të garancive të rehabilitimit nga ana e subjekteve që kanë licenca minerare. Pas këtij procesi verifikimi sipas derdhjeve në thesarin e Shtetit është konstatuar se për vitin 2011 janë 393 subjekte që nuk kanë likujduar në shtet garancinë e rehabilitimit, një dëm në buxhet i llogaritur në shumën 122.817.925 lekë.
Ndërkohë, për vitin 2012 rezultojnë gjithashtu 276 subjekte që i janë shmangur detyrimit ligjor për të depozituar garancinë e rehabilitimit duke shkaktuar një tjetër dëm në buxhet në shumën 82.897.106 lekë.
“Në total janë 669 subjekte që me mos përmbushjen e këtij detyrimi ligjor, i kanë shkaktuar humbje shtetit në shumën 205,715,031 lekë”, ka bërë të ditur Ministria e Energjitikës.
Subjekteve që nuk e kanë paguar këtë detyrim, Ministria e Energjisë dhe Industrisë u ka lënë një afat 10 ditor. Në rast të kundërt, në zbatim të ligjit “Për sektorin minerar në Republikës e Shqipërisë”, vendimi për miratimin e lejes minerare për këto subjekte vlerësohet automatikisht i revokuar nga institucioni i QKL-së.
Sipas përcaktimeve ligjore, “Garanci financiare për rehabilitimin e mjedisit” është vlera monetare që depozitohet çdo vit nga subjekti i licencuar, në formën e një garancie bankare në favor të shtetit, që përdoret për realizimin e planit të rehabilitimit përfundimtar të mjedisit, sipas përcaktimeve të këtij ligji.
Ministria e Energjitikës dhe Industrisë ka bërë të ditur se, ky verifikim është i veçantë vetëm për pagesat e rehabilitimit dhe përfshin gjithë territorin. Ky kontroll thotë ministria, nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me kontrollin që po zhvillohet në rajonin krommbajtës të Bulqizës.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
47.9%
-
Gafë
48%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 4258
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Poli Hoxha: Nuk mendoj se Rama merr më shumë se 68 mandate! Nëse bashkohen, partitë e vogla marrin 30%, Berisha duhet të bëhet ‘qingj’
9 Janar, 18:31
-
Kuçana për REPORT TV: Luftën s’e kemi as me Bashën dhe as me Shehajn, s'i besoj sondazhit
9 Janar, 18:23
-
Makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Lezhë-Milot (EMRI)
9 Janar, 18:19
-
Debati në ‘Studio Live’/ Haklaj: Rama mban peng Berishën, PD do i kaloj Argitës! Saliu shiti Salianjin te amnistia, sepse i doli me hu te selia më 2021
9 Janar, 18:10
-
Rreth njëzet arrestime për plaçkitje në Los Anxhelos
9 Janar, 18:08
-
Dibër/ Humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, plagoset shoferi dhe 3 pasagjerët
9 Janar, 17:57
-
Biden do t’i drejtohet kombit për zjarret në Los Anxhelos
9 Janar, 17:46
-
‘Hesapet’ me drejtësinë greke, bokseri shqiptar Florian Marku arrestohet sërish në Londër! Pritet ekstradimi
9 Janar, 17:44
-
iute merr licencë në BE
9 Janar, 17:36
-
Kalifornia mobilizon afro 400 të burgosur për shuarjen e zjarreve në Los Anxhelos
9 Janar, 17:31
-
Zjarret në Kaliforni, kompanitë e sigurimeve përballë humbjeve deri në 10 miliardë dollarë
9 Janar, 17:26
-
Masakra në Cetinjë të Malit të Zi, shkon në 13 numri i të vdekurve, i mituri ndërron jetë në spital
9 Janar, 17:19