Kontrolli gjinekologjik i nevojshëm
parandalimi më mirë se sa kurimi
Kontrolli Gjinekologjik është një kontroll për të cilin secila femër duhet që të kujdeset dhe ta konsiderojë atë si një obligim. Të jeni një femër e bukur dhe moderne nuk do të thotë që vetëm të dukeni bukur, apo të visheni bukur, por më e rëndësishmja është që të keni kujdes për shëndetin tuaj, e posaçërisht për shëndetin e pjesëve tuaja intime.
TIRANË - Kontrolli Gjinekologjik është një kontroll për të cilin secila femër duhet që të kujdeset dhe ta konsiderojë atë si një obligim. Të jeni një femër e bukur dhe moderne nuk do të thotë që vetëm të dukeni bukur, apo të visheni bukur, por më e rëndësishmja është që të keni kujdes për shëndetin tuaj, e posaçërisht për shëndetin e pjesëve tuaja intime.
Duke patur parasysh shpeshtimin e disa infeksioneve më pak të rrezikshme të organeve reproduktuve, sëmundjeve të ndryshme seksualisht të transmetueshme, e deri tek sëmundjet shumë serioze, sic është kanceri i mitrës dhe vezorëve, është shumë i rëndësishëm kontrollimi gjinekologjik si masë parandaluese për këto sëmundje.
Depistimi nënkupton përdorimin e një testi apo kontrolli për të parë nëse ka prani të ndonjë sëmundjeje, para se të shfaqet ndonjë simptomë. Testet e depistimit të kancerit janë efikase kur e diktojnë sëmundjen në fazë të hershme, e cila con ne nje trajtim me efikas. (Qëllimi i testeve diagnostikuese është gjetja, diagnostikimi dhe identifikimi i shkaqeve të simptomave. Testet diagnostikuese mund të përdoren edhe për të kontrolluar një person që konsiderohet se është i ekspozuar ndaj një rreziku të lartë të kancerit.)
Nga të gjitha llojet e kancerit gjinekologjik, vetëm për kancerin cervikal ekziston një test diagnostikues. Pap test-i, i cili mund ta zbulojë kancerin në fazë të hershme, ku trajtimi mund të jetë më efikas.
Si rregull, duhet të konsultoheni me një mjek të përgjithshëm nëse keni hemorragji, dhimbje në zonat abdominale apo pelvike, apo sekrecione jo normale. Gratë që kanë kaluar menopauzën e që kanë hemorragji të pazakonta vaginale apo shenja gjaku duhet të vizitohen menjëherë, pasi ky mund të ishte tregues i kancerit endometrioz.
Simptomat e kancerit të vezoreve mund të jenë të paqarta e të theksohen me kalimin e kohës. Nëse keni simptoma të tilla si; fryrje barku dhimbje në zonën pelvike apo një ndjenjë diskomforti, ndjesinë e të qenit i fryrë menjëherë pas ngrënies, një shtim apo pakësim të pashpjegueshëm të peshës, ndryshime në daljen jashtë apo urinim të shpeshtë për më shumë se dy javë, konsultohuni me mjekun tuaj. Identifikimi i hershëm i çfarëdolloj problemi rrit shkallën e mbijetesës dhe kurimit. Pap test-i nuk e zbulon kancerin e vezoreve.
Gratë që kanë trashëguar një mutacion gjenetik të njohur si Sindroma Lynch kanë një risk prej 80% të kancerit endometrioz. Edhe në këtë rast, është e rëndësishme të flisni me mjekun rreth historisë së familjes suaj për të parë nëse nevojitet t’i nënshtroheni një vlerësimi më të thellë me ekspertët tanë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
48.7%
-
Jo
37.1%
-
Nuk e di
14.2%
Vota total: 1314
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Moti i keq, Lezha në terr! Mijëra banorë të 6 njësive dhe Shëngjinit pa energji elektrike prej 3 ditësh, shkak defektet në rrjet!
13 Janar, 18:55
-
Ngjela në Report TV: Si mund t’i fitojë zgjedhjet kryetari i një partie i shpallur ‘non grata’ nga SHBA! Këta menduan se ishin të paprekshëm, Rama i qetë
13 Janar, 18:42
-
Shqipëri, shqetësim në rritje mbi dhunën në rrjete sociale te të miturit
13 Janar, 18:42
-
Rama në Romë, merr pjesë në prezantimin e ‘Giro d'Italia’, kryeministri: Sporti italian ka pasur influencë të jashtëzakonshme në Shqipëri! Tajani: Gati t’ju presim në BE
13 Janar, 18:35
-
SHBA kufizon eksportin e mikroprocesorëve në mbarë botën
13 Janar, 18:29
-
Ngjela në ‘Studio Live’: SPAK po godet, tani të ngrejë nivelin! Berisha me psikikë të pandehuri! I besoj Blinkenit, tha ‘do e shpëtojmë Shqipërinë nga korrupsioni’
13 Janar, 18:26
-
Zjarret në Los Anxhelos/ Beyonce dhuron 2.5 milionë dollarë për të prekurit
13 Janar, 18:15
-
Shefi i NATO-s pret që zgjedhjet në Kosovë të mos ndikojnë në destabilizimin e situatës
13 Janar, 18:06
-
Kallëzoi Berishën në SPAK për falsifikimin e datëlindjes, Idajet Beqiri: Ia thashë në sy në 1997, je kriminel! Tropojanët e tij më rrahën dhe masakruan
13 Janar, 18:04
-
Kallëzoi Berishën për falsifikimin e datëlindjes, avokati Beqiri zbulon: E di Malësia e Gjakovës ç'ndodhi në shtëpinë e Saliut në 1943 dhe pjellë e kujt është
13 Janar, 17:55
-
Rusia dhe Irani pritet të nënshkruajnë marrëveshje të partneritetit strategjik
13 Janar, 17:50
-
Zbulohet tuneli i karteleve të kokainës mes SHBA dhe Meksikës! I blinduar, 4 metra i gjerë dhe 6 metra i lartë (VIDEO)
13 Janar, 17:36