Kontrolli i medias,Çipa kundër KQZ:
Propozimet absurde - Bordi politik

Kontrolli i medias,Çipa kundër KQZ:<br />Propozimet absurde - Bordi politik<br>
Kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiparë (UGSH) Aleksandër Çipa i cilëson absurde propozimet e KQZ për kontroll të zgjatur të mediave në periudhat e fushatave zgjedhore. 

I ftuar në studion e Report Tv, Çipa u shpreh se zgjatja në kohë e afatit të funksionimit të Bordit të Monitorimit të Medias pranë KQZ-së, sjell probleme për realitetin shqiptar. Sipas tij, të zgjedhur anëtarë të Bordit, vijnë nga mediat partiake dhe ato politike. 

Dëshiroj të jetë vetëm propozim. Ka disa probleme lidhur me mënyrën si ka funksionuar i gjithë procesi dhe si ngrihet bordi i monitorimit të medias në KQZ. Ne kemi në dy edicione elektorale si Union që kemi refuzuar t’i përgjigjemi KQZ për propozimin e anëtarit për në Bordin e Monitorimit të Medias. 

Arsyet janë bërë publike sepse në këtë të drejtë për propozim përfshihen më shumë se 64 shoqata gazetarësh që kanë të drejtë të propozojnë anëtarë. Ky është një absurditet, paradoks. Së dyti, në projektdraft ka disa çështje që lidhen me zgjatjen kohore të monitorimit. Në të dyja rastet, realiteti shqiptar është problematik, sepse në përgjithësi pjesë përbërëse e Bordit të Monitorimit të Medias kanë pasur edhe qasje në shtypin partiak dhe politik"

INTERVISTA E PLOTE

Një nga propozimet lidhet me median, si psh monitorimi i medias që nis shumë kohë përpara fushatës, ky propozim si ju duket?

Edhe unë dëshiroj të jetë vetëm propozim sepse praktikisht ka disa çështje të konsultuara  prej nesh në raport me këtë projekt draft të publikuar nga Shqiptarja.com dhe Report Tv. Ka disa probleme që lidhen dhe se si ka funksionuar i gjithë procesi se si ngrihet sistemi monitorues pranë KQZ që në rastin konkret është rasti i monitorimit të media. Siç e dini ne kemi më shumë se dy edicione që unioni i gazetarëve shqiptarë kemi refuzuar ti përgjigjemi thirrjes së komisionit qendror të zgjedhjeve për propozimin e anëtarëve dhe kandidatë në bordin e monitorimit në media. Arsyet janë bërë në mënyrë publike për këtë refuzim nga unioni i gazetarëve. Sepse në këtë të drejtë për propozim siç e dini përfshihen më shumë se 64 shoqata të quajtura shoqata gazetarësh që kanë të drejtë në mënyrë të barabartë të propozojnë kandidatë për anëtarë në bordin e monitorimit. Është një paradox, një shembje e meritokracisë dhe mbi të gjitha të së drejtës selektive për përfaqësimin dinjitoz në një bord të tillë. Së dyti në projekt draft ka disa çështje që lidhet me zgjatjen kohore të monitorimit. Në të gjitha rastet realiteti shqiptar është një realitet problematik sepse më duhet të them që në përgjithësi pjesë përbërëse e monitorimit të mediave në komisionin qendror të zgjedhjeve kanë qenë kolegë që kanë pasur kontributin partiak dhe politik. Dhe në asnjë rast ne nuk kemi pasur një selektim të përfaqësuesve që nuk kanë pasur asnjë përvojë me shtypin partiak politik për më tepër të kenë pasur një statut të paanshmërisë në gjithë përvojën dhe gjithë background-in profesional të tyre.

Ndërkohë kodi nuk parashikon monitorimin e shtypit të shkruar apo online, ndërkohë nuk monitorohen, por në rast se do të përfshihet dhe shtypi i shkruar është normale një gjë e tillë?

Nqs do të merret një reformë e tillë në pikëpamjen tonë profesionale do të duhej të konsultoheshin të gjitha këto aktorët që mundësojnë skenën mediatike shqiptare që janë vokacioni profesional në skenën mediatike të vendit. Nëse do të bëhej një gjë e tillë kjo nënkupton realizimin e një nga reformat më të rëndësishme të munguara fatkeqësisht në 27 vitet e fundit për një ripozicionim të strukturave që do të monitorojnë raportin mes media në kuadrin dhe në kontekst elektoral.

Jemi të gatshëm për ta bërë një gjë të tillë? Ju thoni një “reformim i munguar” megjithatë në kushtet kur dihet si ndikon politika në institucione, mund të bëhet kjo? Apo bëhet për të kapur media?

Mund të realizohet por në kushtet kur nuk kemi procese vetërregulluese që të jenë të kryera të realizuara edhe kjo duket që është një utopi. Personalisht jam kritik ndaj mënyrës se si është ideuar.

A gjykoni se mund të monitorohet dhe shtypi i shkruar sepse portalet janë mbi 600 dhe ato shtohen dita ditës. Ka kapacitete për tu bërë një gjë e tillë?

 Si praktikë informatizuese ekziston mundësia për tu monitoruar sepse janë kodet, që është lehtësisht e monitorueshme. Por problemi është se çfarë do të vijë prej monitorimit, si do të praktikohet. Do të kemi deklarime të anshmërisë dhe paanshmërisë apo do të ketë dhe penalitete. Këto janë çështje që duhen sqaruar dhe nuk mund të shkohet deri në një fakt të kryer pa u konsultuar me të gjithë grupet e interesit.

Propozimi thotë se minimalisht media të ketë redaktorin përgjegjës dhe të trajnuar në fushën e zgjedhjeve. A është kjo një ndërhyrje në punët e brendshme të një redaksie?

Është një shpërfillje për media në këto 27 vite dhe nuk mund të jap certifikata për trajnime as bordi i monitorimit të media dhe as komisioni qendror i zgjedhjeve. Ne aktualisht kemi disa departamente te shkencave të komunikimit të gazetarisë dhe kemi laboratorë të përgatitjes teorike dhe praktike të gazetarit. Pra është  një investim  gjerë i komunitetit profesional në mënyrën më pluralë të mundshme. Prej kohësh në praktimin funksionimit të medieve në Shqipëri ka manuale të raportimit për proceset zgjedhore për fushata elektorale. Janë pjesë e literaturës profesionale.

Thuhet se mund të konsiderohet ndalimi i plotë i spoteve televizive elektorale ose ndalimi i rubrikave elektorale në emisionet të lajmeve. A është ky një propozim i ashpër?

Është i ashpër pa dyshim dhe në kushtet kur ne duhet të jemi të sinqertë, skena mediatike e vendit janë në një vështirësi të jashtëzakonshme dhe financiare por dhe të përballimit  të shpenzimeve ekonomike dhe financiare. Një privim i tillë duket i drejtë por nuk është se garanton barazinë apo mospërfshirjen në atë që ne e kemi quajtur rrezik të korrupsionit elektoral në marrëdhëniet e media me subjektet elektorale.  Një sipërmarrje e tillë nga KQZ si ide para se të bëhet fakt i kryer duhet të konsultohet me grupet e interesit.

Cili është roli i Unionit të gazetarëve shqiptarë në të tilla raste...

Ne para 1 jave, e kemi përcjellë këtë shqetësim. Ne kemi refuzuar për të qenë pjesë e  një keqpërdorimi që është bërë në praktikën e ngritjes së bordit të monitorimit të medias prej KQZ. Dhe refuzimi jonë në dy ture zgjedhore ka shkaktuar reagime dhe shqetësime pranë autoriteteve të larta të vendit. Është një refuzim i cili është bërë publikisht, është vendosur përmes një letre zyrtare në dijeni Autoriteti Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kjo letër është përcjellë te OSBE-ja dhe jemi kontaktuar nga këto autoritete dhe besoj në kuadër të turit të ri për shqyrtimet e reformës zgjedhore të ndryshojë kjo praktikë. Nuk mund ta kenë tagrin  e propozimit të anëtarëve të bordit të monitorimit të medieve  të gjitha shoqatat që kanë gazetarë apo dhe shoqata periferike të cilat nuk ekzistojnë dhe si kontribut brenda komunitetit.

Si mund të rregullohet kjo marrëdhënie?

Një ndër meritat e mediumit ku përfshiheni ju është pikërisht se ju po e vendosni në fokus të shqetësimit publik këtë çështje. Ne do të reagojmë në dy aspekte të cilat janë të deklaruara dhe në letrën publike të refuzimit në dy turet e mëparshme. E para që të ndryshojë kriteri për zgjedhjen dhe permanencën e bordit të monitorimit të medieve që të konsultohen të gjithë. Së dyti të përjashtohen kategorikisht e drejta e anëtarësisë në bordin e monitorimit falë kontributit që kanë në shtypin partiak apo në median e njëanshme politike. Së treti nëse do të rishqyrtohet i gjithë ligji që ka të bëjë me funksionimin në KQZ dhe marrëdhënie me mediume të shihet me vëmendshëmri edhe analiza e thellë efekti që do të ketë në marrëdhënien e media dhe se si do të realizojë misionin e saj media.

 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Dumani: Në filtër vendimet e Vetingut, me iniciativën tonë hetojmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar! Në fokus dhe ata që janë në sistem, ka premisa që kryejnë akte korruptive

Dumani: Në filtër vendimet e Vetingut, me iniciativën tonë hetojmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar! Në fokus dhe ata që janë në sistem, ka premisa që kryejnë akte korruptive