Kontrolli i mediave, KQZ: Drafti me 
propozime për të vjelur mendim

Report TV kërkoi të mësonte më shumë për propozimet e KQZ të publikuara sot ekskluzivisht në "Shqiptarja.com" të cilat i janë dërguar edhe dy bashkëkryetarëve të komisionit parlamentar të reformës zgjedhore Bledi Çuçi dhe Oerd Bylykbashi. 

Drilona Hoxha zëdhënëse e KQZ na deklaroi se kemi të bëjmë me një draft propozimesh dërguar nga kryetari Zguri për të marrë mendim. “Materiali dërguar është produkt i një aktiviteti në Shkodër me mbështetjen e Prezencës së OSCE dhe UN Women, gjatë analizën vjetore të punës të KQZ dhe adreson disa nga temat kryesore që lidhin KQZ-në me reformën e pritshme zgjedhore”, thotë zëdhënësja Hoxha.

Sipas saj materiali dërguar nuk është dokument zyrtar i KQZ-së, nuk shpreh qëndrimin apo vullnetin e KQZ-së dhe as të anëtarëve të veçantë të tij. Ai është një përpjekje për të mbledhur një listë me rekomandime për çështje që prekin drejtpërdrejtë KQZ-në, ose për të cilat KQZ-ja ka fituar ndjeshmëri përgjatë veprimtarisë së saj. 

Ai nuk përmban as formula sublime, as zgjidhje përfundimtare. Materiali është një ftesë e hapur për diskutim dhe debat. Zëdhënësja Hoxha i tha Report TV se marrësit e këtij e-maili janë të ftuar ta përcjellin atë tek persona të tjerë, për të cilët gjykojnë se mund të kontribuojnë në këtë debat, me komente, propozime apo amendamente. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur