Kontrolli në 2013, KLSH: Hysa
1.2 milionë lekë dëm ekonomik
Nuk është vetëm auditi i ngritur nga Rektorati i Universitetit të Mjekësisë ai që tregon se në Fakultetin e Mjekësisë gjatë vitit të kaluar janë kryer një sërë shkeljesh të cilat për pasojë kanë edhe një dëm ekonomik.
TIRANE- Nuk është vetëm auditi i ngritur nga Rektorati i Universitetit të Mjekësisë ai që tregon se në Fakultetin e Mjekësisë gjatë vitit të kaluar janë kryer një sërë shkeljesh të cilat për pasojë kanë edhe një dëm ekonomik. Edhe një raport i cili mban firmën e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit më datë 10/12/2013 me numër protokolli 319/31 tregon se në Fakultetin e Mjekësisë janë gjetur një sërë shkeljesh.
Kjo shkresë e drejtuar ish-rektores Jera Kruja dhe Dekanit të Fakultetit të Mjekësisë, Bajram Hysa bën me dije se KLSH ka njeh vetëm dy pika për shpërblimin e dëmit ekonomik të shumës 1.990.900. E thënë më konkretisht, me anë të faturave dhe dokumentacionit të paraqitur nga Fakulteti i Mjekësisë, KLSH ka marrë në konsideratë këtë dokumentacion duke ulur dëmin e llogaritur nga 1.9 milion lekë në 1.2 milion lekë. Faturat e paraqitura nga dekani i Mjekësisë kishin të bënin me shpenzime për “Akomodim hoteli dhe restorant” në shumën prej 288 mijë lekë si dhe “Shpenzime, pjesëmarrje në aktivitet” me shumën 489.000 lekë.
Sipas, këtyre faturave të paraqitura, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka marrë në konsideratë pretendimet e z. Hysa. Ndërkohë në fund të rekomandimit të lëshuar nga KLSH, shprehimisht thuhet se “Pretendimet për shpenzimet e tjera, të trajtuara dhe lënë si dëm ekonomik nuk merren në konsideratë, pra dëmi i llogaritur i cili do të arkëtohet nga z. Hysa arrin në shumën 1.204.900 lekë”.
Në bazë të këtyre shkeljeve të kryera, tashmë i ngelet Universitetit të Mjekësisë, të marrë vendimin sipas ligjit sa i takon masës administrative që duhet të merret ndaj dekanit Hysa. Po kështu, auditi i rektoratit do të nxjerrë një raport të plotë për auditin e bërë edhe në fakultete të tjera mjekësore.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 3 qershor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Çfarë prisni në vitin 2025?
-
Punë
8.5%
-
Shëndet
73.9%
-
Mirëqënia
17.7%
Vota total: 283
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Erion Veliaj pret në shesh Vitin e Ri me artistët e qytetarë: Progresin e Tiranës s'e ndal askush! Më pak stërkëmbësha e më shumë punë
1 Janar, 01:56
-
Nata e ndërrimit të viteve, spektakël fishekzjarresh edhe në Berat
1 Janar, 01:51
-
Kruja dhe Fushë-Kruja presin ndërrimin e viteve me fishekzjarre
1 Janar, 01:22
-
Spektakël fishekzjarresh në Sarandë, qyteti bregdetar shkëlqen nga ngjyrat dhe dritat
1 Janar, 01:11
-
Lushnja mbulohet nga tymi i fishekzjarreve, qytetarët sfidojnë temperaturat e ulëta
1 Janar, 01:07
-
Edhe Gjirokastra pret ndërrimin e viteve me fishekzjarre, por pak atmosferë
1 Janar, 01:03
-
Ndërrimi i viteve/ Mjegulla zbeh festën e fishekzjarreve në Kukës
1 Janar, 01:00
-
Edhe Lezha në festë fishekzjarresh për 2025, qytetarët sfidojnë temperaturat e ulëta!
1 Janar, 00:55
-
Elbasani pret ndërrimin e viteve në shesh me spektakël fishekzjarresh, qindra qytetarë i bashkohen festës
1 Janar, 00:48
-
Edhe Korça i bashkohet festës së ndërrimit të viteve me fishekzjarre, pavarësisht temperaturave
1 Janar, 00:43
-
Vlora pret vitin 2025 me spektakël fishekzjarresh dhe festë
1 Janar, 00:37
-
Dy bebet e para për 2025 janë binjakë, Ares dhe Rajd! Rama: Lajmës të një viti me bereqet!
1 Janar, 00:31