Kontrolli në kampin e MEK, Berisha: S'përjashtoj mundësinë që brenda muxhahedinëve të ketë të infiltruar terrortistë, por pagat dhe të dhënat e SHISH i nxorri Rama

Sali Berisha e quajti krim të rëndë dhe dhunim flagrant të ligjeve të refugjatëve operacionin e policisë në kampin e muxhahedinëve në Manzë të Durrësit. Në një deklaratë për median tha se dënonte ndëshkimet kolektive.

"Nuk përjashtoj mundësinë që brenda muxhahedinëve të ketë të infiltruar terrortistë të deleguar të regjimit të Ajatollah por PD nuk pranon kurrë ndëshkimet kolektive. Sot ka ndodhur një masakër e vërtetë në kampin e Manzës" tha Berisha.

Ndërkohë Berisha pranoi se sulmet kibernetike të regjimit të Ajatollahëve janë e vërtetë por ishte Rama i cili nxorri në publik të dhënat e SHISH apo të pagave të qytetarëve.

Dënoj dhunën e egër fizike e cila ka pasur pasojë gjer tani një të vdekur me plagë të shumta dhe mbi 40 të plagosur, një pjesë e të cilëve janë në spital. Dënoj veprimet dhe i konsideroj banditeske. Pasi të gjitha objektet e sekuestruara janë marrë pa lënë asnjë dokument apo procesverbal nga ana e policisë së Edi Ramës. Sulmet kibernetike të regjimit të Ajatollahëve janë e vërtetë por informoj se para këtyre sulmeve nuk ishte garda revolucionare e Ajatollahëve por i sulmoi Edi Rama me falangat e tij të krimit që nxorri në treg të gjitha të dhënat e SHISH në publik”

Berisha i bëri thirrje OKB-së dhe Kongresit të SHBA, të hetojnë këtë ngjarje.

"Edhe një herë, i bëj thirrje OKB-së, Kongresit të SHBA, i bëj thirrje Aleancës së Atlantikut të Veriut, institucioneve që merren me refugjatët, të ndërmarrin një hetim urgjent ndërkombëtar për këtë ngjarje tragjike të turpshme, plotësisht të shmangshme. Krejtësisht të pajustifikueshme që turpëron Shqipërinë, që dhunon në mënyrë flagrante konventat ndërkombëtare për refugjatët dhe ligjet e vendit"

Në përditësim... 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:57
Aksioni i policisë në kampin e MEK në Manzë, Meta: Mungesë transparencë e profesionalizmi! Dhuna e papranueshme

1686570169_meta.jpg

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar për situatën e tensionuar kampin e muxhahedinëve në Manzë.

“Ngjarja tepër e rëndë sot në Kampin ASHRAF të Muxhahedinëve në Manzë është dëshmi e qartë e mungesës së plotë të transparencës dhe profesionalizmit të veprimeve të strukturave shtetërore.

Dhuna e hapur me pasojë humbjen e jetës së një personi dhe plagosjes së dhjetëra të tjerëve është tërësisht e papranueshme dhe provë e përdorimit joproporcional të forcës ndaj një komuniteti, që është mirëpritur në Shqipëri.

Kjo sjellje e dhunshme në vazhdimësi e Policisë së Shtetit kërkon veçanërisht në këtë rast evidentimin e të gjithë përgjegjësve të dhunes, si dhe verifikimin me përgjegjësi maksimale ligjore të të gjithë veprimeve të ndërmarra nga strukturat e shtetit, si një detyrim i pakapërcyeshëm për këtë ngjarje, që ka tronditur opinionin publik shqiptar dhe ndërkombëtar.”- thotë Meta.

S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori