Kontrolli, në Shqipëri 150 mijë
persona me sëmundjen e diabetit
Nga të dhënat e para rezulton se rreth 12% e personave që kanë kryer analizat e kontrollit mjekësor bazë, kanë hipertension dhe nuk e kanë ditur më herët që vuajnë nga kjo sëmundje. Ndërsa 4% rezultojnë diabetikë pa e ditur dhe 12.5% paradiabetikë.
TIRANE - Në Shqipëri rreth 150 mijë persona vuajnë nga diabeti. Të dhënat e kontrollit shëndetësor bazë për moshat 40-65 kanë zbuluar se diabeti është një nga sëmundjet më të përhapura në vendin tonë. Në konferencën “Aksesi universal në shërbime dhe mjekësia e familjes, Sëmundjet kronike në fokus”, Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj u shpreh se nga kontrolli falas, është zbuluar një numër i lartë personash që vuajnë nga sëmundje të cilat nuk kishin informacion. “4% e personave që kanë bërë kontrollin rezultojnë me diabet dhe nuk e dinë.
Nëse ky 4% ka dalë nga grupmosha 40-65 vjeç, do të thotë që është dhe më e madhe përqindja e personave në Shqipëri që janë me diabet dhe nuk e dinë që janë me diabet.
Ndërkohë, 12,5% e personave që kanë bërë kontrollin, vlerësohen si paradiabetikë. Rreth 18% nuk e dinë që janë me hipertension. Na rezulton gjithashtu, se 35% e njerëzve e dinë që janë me hipertension, por në ditën e kontrollit të kanë rezultuar prapë në gjendjen e kësaj sëmundje, që do të thotë, nuk mjekohen siç duhet”, - u shpreh Beqaj.
SëmundjetPjesa më e madhe grupmoshave 40-65 vjeç vuajnë nga më shumë se një sëmundje. “Nga të sëmurët që kemi ne sot të diagnostikuar me diabet, vëmë re se 30% e pacientëve me sëmundje të syrit, janë diabetikë. 30% e atyre që kanë sëmundje të veshkës dhe që bëjnë hemodializë, janë diabetikë. 30% e atyre që vuajnë nga hipertensioni, janë diabetikë, që do të thotë, kemi tashmë në rastet e këtyre sëmundjeve, disa sëmundje kronike bashkë”, - theksoi Beqaj. Sipas Ministrit të Shëndetësisë shpenzimet mesatare vjetore vetëm për barnat e rimbursueshme të të sëmurëve me diabet, janë rreth 30 mijë lekë në vit, ndërkohë që një kontroll bazë, kushton me gjithë tatimin mbi vlerën e shtuar 1845 lekë.
Falë kontrollit falas për grupmoshat 40-65 vjeç është bërë e mundur gjithashtu që të ulet edhe kostoja e këtyre sëmundjeve, kryesisht diabetit. “Nga 16 kontrolle që bëjmë ne, janë sa kostoja vjetore vetëm për barnat e rimbursueshme për sëmundjen e diabetit. Do të thotë që e zbulojmë hershëm dhe përpiqemi ta shtyjmë, - pra, ai 30 mijë lekësh do të kursehet, por edhe sëmundja e syve, sëmundja e veshkave, hipertensionin, që kanë edhe ato koston e vetë ekonomike dhe sociale, do t’i shtyjmë në kohë”, - përmendi Ministri i Shëndetësisë.
PlaniSipas Beqajt duhet të shtohet mundësia që mjekët e familjes, të punojnë sa më të pavarur me rezultatet e kontrollit për qytetarët që ata trajtojnë. Madje ai bëri të ditur se nga muaji prill mjekët do pajisen me kompjuter për recent elektronike. “Brenda pranverës së ardhshme, do ta ofrojmë për çdo mjek në kujdesin shëndetësor parësor, sepse Fondi (FSDKSH) brenda vitit, do të jetë në gjendje t’i ofrojë çdo mjeku një kompjuter portabël, një printer dhe një lidhje Interneti për nevoja të recetës elektronike, por tashmë që do t’i kemi këto pajisje, keni aksesin tuaj në Internet, të mos ju duhet të shkoni ta bëni me kohë pritjeje, me grafik, tek kabineti i Check-Up-it, por ta bëni gjithsecili në zyrën tuaj”, - u shpreh Beqaj.
*Shkrimi u botua ne gazeten print Shqiptarja.com
Redaksia Online
(b.h/SHqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.1%
-
Jo
50%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2170
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Man. City fitore ‘me zemër’, turpërohen Milan e Juventus! Liverpool e mbyll në krye, skuadrat e kualifikuara në 1/8 dhe play-off
29 Janar, 22:58
-
Administrata amerikane po shqyrton dëbimin e parakohshëm të emigrantëve nga Venezuela
29 Janar, 22:58
-
Zbulohet shtëpia e barit në Spanjë, në pranga 3 shqiptarë, momenti kur policia thyen derën (VIDEO)
29 Janar, 22:54
-
Nisma e Berishës për njohjen e vetëm dy gjinive, shpërthen Valteri: Nuk di ç'thotë, ligji njeh vetëm 2 gjini! Meçe: Do t'i bjerë në sy Trump, për non-gratën
29 Janar, 22:53
-
Trump pezullon fondet amerikane, Meçe: Nuk do ketë ndikim në punën e SPAK! Çaça: Do preken OJQ-të! Valteri: Për 90 ditë do shqyrtohen nëse ka abuzime
29 Janar, 22:31
-
Ish-senatori Bob Menendez dënohet me 11 vjet burg! Mori lingota ari rryshfet për të vepruar si një agjent i qeverisë egjiptiane
29 Janar, 22:23
-
Ndërprerja e fondeve nga SHBA, Blushi: Desorosifikimi i Shqipërisë ka nisur, paratë e taksapaguesve amerikanë s'do keqpërdoren më
29 Janar, 22:21
-
Punimet te 'Sheshi Shqiponja', Lumi i Tiranës, qeveria jep 103 milionë lekë për shpronësimet! Fonde dhe për pronarët e prekur nga rikonstruksioni i rrugës Vlorë-Orikum e 3 projekte të tjera
29 Janar, 22:14
-
Vuçiç fal 13 protestues, përfshirë studentë e profesorë
29 Janar, 22:12
-
Spahiu: Trump bllokoi fondet prej miliarda dollarë në Ukrainë, Izrael, Egjypt, jo për thërrimet e SPAK
29 Janar, 22:11
-
Spahiu: Amerika nuk është donatori më i madh i ndihmave në Shqipëri por është BE
29 Janar, 22:06
-
Reshjet e shiut në Durrës, situatë problematike në rrugën 'Bisht Kamza', disa banesa të përmbytura (FOTOT)
29 Janar, 21:59