Pas incidentit të ndodhur në ambjentet ku ndodhet redaksia e gazetës “Koha Jonë” dhe shoqërimit të botuesit të saj Nikoll Lesi në komisariatin e Tiranës policia në njoftimin e dhënë për mediat shkruan se në godinën e një pallati po vendoseshin shkallët emergjente dhe se pronari i godinës 54-vjeçari me inicialet N.L është paraqitur me vullnetin e lirë në Komisariat për të dhënë shpjegime.
 
‘Policia bën me dije se sot në orën 17:27, në Komisariatin Dixhital ka patur një raportim për ndërtim pa leje në rrugën "Andon Zako Çajupi", Tiranë.Në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë, të cilat konstatuan se në një godinë të një pallati po vendoseshin shkallë emergjente.
Shërbimet e policisë shoqëruan 2 punonjës për të sqaruar rrethanat dhe shtetasin E.Sh., 37 vjeç, specialist i IMT në cilësinë e personit që ka djeni për rrethanat e veprës penale.

Më pas shtetasi Nikollë Lesi, 54 vjeç, pronar i godinës është paraqitur me vullnetin e vete në Komisiariat për të dhënë shpjegime.
Nga deklarimi i marrë shtetasi Nikollë Lesi, u shpreh se për shkak të pozicionit të godinës kishte lindur nevoja e montimit të shkallëve emergjente duke shtuar sigurinë për punonjësit aty.

Për montimin e këtyre shkallëve kishte marrë një deklaratë paraprake pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Planifikimit të Territorit.
Shtetasi E.Sh., me detyrë specialist pranë IMT ka deklaruar se është njoftuar nga policia për të verifikuar rastin në fjalë.
Nga verifikimi i bërë ka rezultuar se punimet e bëra deri tani kanë qënë brenda Deklaratës paraprake të mësipërme me të cilën pronari i godinës ka qënë i pajisur nga Drejtoria e Përgjithshme e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit’
thuhet në njoftimin për mediat.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com