TIRANE- Për herë të parë, pa prezencën fizike të kryetarit të saj, Partia e Lirisë mbajti Konventën e Tiranës këtë 1 shkurt, datë që gjithashtu shënon 100 ditë në burg të Ilir Metës.
Megjithëse jo fizikisht, Presidenti i PL Meta e kishte gjetur mënyrën për t’ju adresuar me një mesazh të tijve.
Përmes një mesazhi audio, nga qelia numër 5 e burgut 313, Meta tregoi se qëndrimi i tij ndaj kreut të SPAK Altin Dumanit nuk kishte ndryshuar. Teksa njoftoi se Prokuroria e Posaçme i kishte shtyrë deri në qershor hetimet ndaj tij dhe bashkëshortes së tij në proces divorci, Meta akuzoi se Rama po e përdor SPAK dhe Dumanin për të grabitur mandatin e 4 qeverisës.

“Problem kryesor është kapja për fyti e SPAK dhe sistemit të drejtësisë nga kryetari I organizatës kriminale. U rrëmbeva që ata të grabisin një mandat të katërt. Kanë kërkuar edhe 6 muaj shtesë deri në qershor 2025 pikërisht për të më izoluar para zgjedhjeve për llogari të Edi Ramës që të grabisë mandatin e katërt siç grabiti Lukashenko mandatin e 7-të.”
Në horizont, për Ilir Metën ka nisur një tjetër tentativë, sipas tij për të kapur krejtësisht edhe një tjetër institucion të drejtësisë, atë të Gjykatës Kushtetuese me nisjen e procedurave për zëvendësimin e gjyqtares Sonila Bejtja.
"Rama është betuar për të zhdukur në mënyrë antikushtetuese cdo gjyqtar me integritet që ka mbetur në gjykatë Kushtetuese para zgjedhjeve të 11 majit në mënyrë që të mos ketë asnjë mendim pakice. Ndaj duhet të përqendrohemi shumë fort në mënyrë që të mos kthehemi nga republikë parlamentare në 'Duman Republikë' ku afërmendsh për llogari të kreut të organizatës kriminale asgjësohet cdo gjyqtar I pavarur jo vetëm në gjykatë Kushtetuese por dhe kërcënohet cdo gjyqtar që ka kaluar vetingu" tha Meta.
Tregoi se me interes po ndjek edhe fushatën e afërt të zgjedhjeve të 11 majit. Vetes, objektivat ia kishte qartësuar gjatë qëndrimit në burg.
"Nuk më largon dot nga politika, as Rama as Dumani. Do fitoj mandatin nga burgu, madje do futem te më të votuarit"
Meta nuk harroi të përmende as 5 prioritet e Partisë së Lirisë, që do të jenë boshti i premtimeve të saj elektorale, e që gjatë konventës, u prezantuan nga figurat e pakta të rëndësishme politike të mbetura krah Metës, me distancimin tanimë edhe të ish kryetares Monika Kryemadhi.
Zv. presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho në fjalën e saj në Konventën e PL tha se kreu i PL është burgosur në mënyrë që të përçahej kjo pati.
Ajo tha se drejtësia në vend është duke u përdorur si armë kundër opozitës.
‘Motivi ynë është liria, dhe për lirinë ia vlen çdo sakrificë. Ia vlen edhe sakrifica jote Presidenti Ilir Meta, qëndrestari ynë i madh. Të rrëmbyen që të na trembnin. Por na trimëruan më shumë. Të burgosën që të na zhduknin, por na ringjallën edhe më të fortë. Të izoluan që të na ndanim e përçanin, por na bashkuan dhe na forcuan më shumë. Dhe ja ku jemi sot në këtë sallë më të bashkuar, më të vendosur e guximtarë, që Partia e Lirisë të jetë pas 11 majit të zgjedhjeve Liria e Shqipërisë. Betejat që na presin nuk janë të lehta. Por ne në beteja kemi lindur e në beteja jemi rritur. Ky regjim ka frikë nga të vërtetat e mëdha që Ilir Meta ka thënë para shqiptarëve për këtë qeveri të lidhur fort me krimin e organizuar dhe me korrupsionin. Ilir Meta nuk është sot fizikisht këtu sepse drejtësia po përdoret si armë kundër opozitës’, tha ajo.
Teksa foli për arsmin në vend, Xhixho tha se Partia e Lirisë e ka arsimin një nga prioritet e saj.
‘Partia e Lirisë e ka rimëkëmbjen e arsimit një prej pesë prioriteteve të planit të saj. Ne besojmë fort se vetëm duke ringritur arsimin, do të ringremë Shqipërinë. Ne do të dyfishojmë buxhetin e arsimit, kërkimit shkencor dhe inovacionit. Ne do të dyfishojmë pagat e mësuesve dhe do të mbështesim financiarisht studentët që zgjedhin degët e mësuesisë. Do të trajtojmë me investime prioritare degët e teknologjisë dhe informacionit. Degët e mësuesisë do të konsiderohen degë prioritare dhe do të shoqërohen me mbështetje financiare për studentët dhe mësuesit. Inovacioni në Shqipëri do të financohet mbi mesataren e Bashkimit Europian’, tha ajo.
Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi nga konventa e PL vijoi akuzat ndaj SPAK duke thënë se PL është në në luftë më këtë institucion duke e cilësuar si organizatë kriminale sorosiste.
Blushi tha se drejtësia në vend është e kapur nga qeveria.
‘Rrëmbimi banditesk, i paligjshëm dhe izolimi ekstrem nga organizata kriminale e “Rilindjes”, SPAK, pa fakte dhe pa prova penale, i Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta është paralajmërim, për çdo shqiptar të ndershëm dhe patriot, që vetëm fizikisht nuk ndodhet sot në qeli. Narkoregjimi e ka kthyer Shqipërinë në një burg të hapur! Liria nuk është vetëm mungesa e prangave! Ky pushtet i korruptuar dhe i inkriminuar ka ndërtuar mure të larta rreth nesh: është asgjësuar shteti ligjor, kontrolli dhe balanca mes pushteteve, transparenca dhe llogaridhënia, është kapur për fyti drejtësia, është vrarë meritokracia, është thelluar varfëria, korrupsioni dhe kriminaliteti, është cënuar rëndë pavarësia e medias dhe liria e fjalës. Nëpërmjet tyre është shpopulluar Shqipëria.
Kjo nuk është liri! Kjo është një robëri moderne e imponuar me dhunë nga junta sorosiane antikombëtare që ka instaluar Edi Rama dhe Altin Dumani! Ndaj sot jemi në luftë me organizatën kriminale sorosiste SPAK sepse nëpërmjet saj “Rilindja” nuk po rrëmben dhe burgos vetëm kundërshtarët politikë të regjimit, por po përpiqet të rrëmbejë të gjithë Shqipërinë për llogari të mafias. Dhe për çfarë? Në këmbim të një mandati të përjetshëm për Altin Dumanin’, tha ai.
Kreu i PL Ilir Meta, foli nga burgu në Konvetën e PL, ku tha në zgjedhjet e 11 majit, nga burgu, ai do të zgjidhet deputeti më i votuar i Kuvendit të Shqipërisë.
Meta theksoi se nuk mund ta largojë dot asnjë nga poltika, as kryeministri Rama dhe as kreu i SPAK Altin Dumani.
'Ilir Metën nuk e përjashton dot nga politika as Rama, as Dumani. Unë e kam nisur fushatën time edhe nga qelia numër 5 dhe do të zgjidhem deputet ndër më të votuarit, edhe me pranga në duar, nga qytetarët e qarkut të Tiranës që do të votojnë këtu, por edhe të gjithë ata që do të votojnë nga Diaspora. Unë ju kërkoj angazhim, që të largojmë këtë regjim antikombëtar. 11 maji mundësi historike për të larguar atë, që ka mbjellë mjerimin në vend. Ilir Metën nuk e largon nga politika as Rama, as Dumani, askush, do të zgjidhem deputet nga qytetarët e Shqipërisë, por edhe ata që do të votojnë kudo në diasporë. Ju kërkoj të shumëfishoni përpjekjet tuaja, që t’i japim fund kësaj drame dhe të arkivojmë këtë Rilindje, që ishte drama më e madhe për popullin shqiptar. Kauzat tona janë të shenjta për popullin shqiptar', tha ai.
Gjithashtu u bëri thirrje emigrantëve shqiptarë që të regjistrohen sa më parë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
“Është mundësia e tyre historike për të ndëshkuar atë që i largoi qëllimisht, që i la prindërit e tyre me pensione meranë”, theksoi Meta.
Kreu i PL Ilir Meta nga selia e burgut, ka folur në Konventën e Tiranës të Partisë së Lirisë, ku vijoi akuzat se është rrëmbyer nga SPAK dhe qeveria.
Meta ka shpalosur programin e PL me 5 prioritete
‘Është kënaqësi që të adresohen për herë të parë pas 100 ditë të rrëmbimit tim nga banda e Altin Dumanit dhe Edi Ramës. Partia e lirë dhe shqiptarët do të mobilizohen do ti japim përgjigjen e merituar kësaj bande. PL e ka programin e saj një program konkret dhe ka përcaktuar 5 prioritet. Ne do ta ndalojmë shpopullimin duke garantuar paga të larta duke shumëfishuar bonusin e bebes. Duke ofruar 20 mijë euro grant për të rinjt që fillojnë biznes privat. Rritja e pagave është prioriteti ynë sepse 1.1 milionë shqiptar jetojnë në kushte të vështira. Po ashtu miratimi me ligj i pagës së 13. Ne do të garantojmë transport falas për pensionistët dhe do ti japim mbështetje të jashtëzakonshme arsimit.
Komente


per vjedhjet qe ke bete ilir muta,,duhen 6 vjet hetime... ,,jo 6 muaj hetim....
PërgjigjuAty do ngordhesh qen,ke shume per te lare,mallkimet e ketij populli do te ndjek ty dhe familjen tende te qelbur,Aty te ngordhesh vemje,
PërgjigjuIlir meta nje turp pa nivel shiti dhe gruan per te shpetuar bythen.te vjen per te vjell po ta degjosh se per tu pare gje me te shpifur nuk ka
PërgjigjuIK O hajdut,,,,ik o meta se dhe ti i PS KE QENE,,,HAJDUT TI ,,HAJDUT DHE RAMA ,HAJDUT DHE SALI KOMUNISTI....
PërgjigjuAkt shumë i rëndë, SPAK është vënë në lëvizje direkt. I kanë kërrkuar raport ministrit të brëndshëm. Kanë thirruar dhe IT-ne ne punë të shtunën që të investigoje. Ka lëvizje të mëdhaja në SPAK për këtë akt të Metës
PërgjigjuTe kshilloj qe te krijosh nje Parti ne burg.T'i mesosh kryesisht si te vjedhesh pa u kapur,jo si puna jote qe je kapur e nuk ke nga shkon.Mos u merzit se ke plot shoke aty dhe do vijn edhe te tjere.
Përgjigju