TIRANË - Konvikti i shkollës së gjuhëve të huaja “Asim Vokshi”, Tiranë” i ka kaluar në përgjegjësi Ministrisë së Mirëqenies Sociale, duke iu hequr Bashkisë së Tiranës që e kishte deri më tani.
Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë. Gjatë mbledhjes u vendos për “kalimin e pronës së paluajtshme shtetërore, me emërtimin “Konvikti i Shkollës së Gjuhëve të Huaja “Asim Vokshi”, Tiranë”, ndodhur në zonën kadastrale 8160, S-13, me numër pasurie 5/74, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë në funksion të ushtrimit të veprimtarive në fushën e përgjegjësisë së kësaj ministrie dhe/ose të institucioneve në varësi të saj”.
Në pikën 2 të vendimit të qeverisë thuhet: “Heqjen e pronës së përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, nga lista e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, e cila i bashkëlidhet vendimit nr.834, datë 13.12.2006, të Këshillit të Ministrave”.
“Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë nuk mund ta ndryshojë destinacionin e pronës së përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, ta tjetërsojë ose t’ua japë në përdorim të tretëve”, thuhet në vendimin e publikuar në faqen online të qeverisë.
Për këtë qëllim, “ngarkohen ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, ministri i Punëve të Brendshme dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi”.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com