Koordinatori në PD, Julian Deda ka reaguar pas protestës së sotme të opozitës. Aktori i njohur shprehet se Basha nuk i la njerëzit të lirë të revoltohen, por i tërhoqi.

 Nuk e marr vesh, pse? Pse mor zoteri i terheq njerezit ne momentin me te mire? Pse ke nje aftesi genetike per te shuar edhe ate pak ze te revoltuar, qe i del njerezve nga shpirti.

Pse i therret njerezit ne proteste dhe pastaj i thuaj:”lere, lere se boll”?

Pse nuk i le njerezit te lire te shprehen, te protestojne, te revoltohen.

Pse, pse, pse….kush dreqin eshte ai njeri mizerabel, qe te keshillon.?!?!?

P.s. Solidaritet me gazetarin Bledi Kasmi

Julian Deda