Takimi me drejtuesit e PS në Veri, zbardhen 10 porositë e Ramës: Kujdes shkarkimet, duam njerëz me integritet, stop qokave

Kryeministri Rama ka kërkuar nga kryebashkiakët e rinj që të bëhet kujdes me lëvizjet politike që do të kryhen pasi nuk do të justifikohet asnjë shkarkim i padrejtë. Këtë porosi kryeministri  e ka dhënë gjatë takimit që kishte ditën e sotme me drejtuesit e 4 qarqeve që ai ka marrë në 'dorëzim' për t'i koordinuar politikisht. Në takimin 1 orësh që kryeministri Rama pati me drejtuesit e qarqeve të Lezhës-Shkodrës-Dibrës dhe të Kukësi, ka dhënë porosi që vëmendja kryesore duhet të jetë në konstituimin e këshillave të qarqeve. Kryeministri ka kërkuar që pranë bashkive të vijnë njerëz me integritet, ndërsa ka ripërsëritur se asnjë grua apo vajzë që e meriton vendin e punës në bashki nuk do të hiqet nga puna. Sipas kreut të qeverisë lëvizjet do të bëhen vetëm tek drejtuesit politik dhe se tranzicioni në bashkitë e djathta do të jetë i butë dhe i ngadaltë. Një mesazh të fortë ka dhënë edhe për personat që pritet të vijnë në detyrë duke thënë se 'qokat' duhet të marrin fund.

“Zgjedhjet e 30 qershorit na kanë ngarkuar me një barrë të jashtëzakonshme përgjegjësie dhe mbajtja e saj është përgjegjësi e drejtuesve politikë; deputetëve, ministrave, kryebashkiakëve dhe kryetarëve të partisë së çdo njësie administrative. Për këtë arsye po jo vetëm, është koha për këtë forum drejtues e koordinues të Partisë Socialiste (PS), Grupit të Partisë Socialiste (GPS), Qeverisë dhe Bashkive. Çdo vendim të merret në bazë të meritës”, ka thënë Rama ndër të tjera.

Në fund Rama ka thënë se kuadër të hapjes së mëtejshme të Partisë Socialiste do të përgatitet plani për Forumet e Hapura Qytetare të nxënësve, studentëve dhe te tjerëve

Kjo lëvizje e Partisë Socialiste vjen një ditë pasi tre drejtuesit e kësaj Partie, Edi Rama, Gramoz Ruçi dhe Taulant Balla u ndanë për koordinimin politik të  12 qarqeve të vendit tonë.  Pas këtij takimi Rama është parë duke i mbajtur çadrën ministres Olta Xhaçka ndërsa për mediat nuk ka preferuar që të flas por është mjaftuar me një përshëndetje me dorë. 

Kujtojmë se  përkatësisht  Rama do të drejtojë rajonin Lezhë-Shkodër-Dibër-Kukës. Shqipëria e Mesme i është besuar Taulant Ballës i cili do të koordinojë qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Korçë. Ndërsa kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi do të jetë koordinatori rajonal i Fierit, Beratit, Vlorës dhe Gjirokastrës.

Pas takimit të Ramës në Selinë e PS, ka qenë Taulant Balla që mblodhi 4 qarqet që ai ka në koordinim. Po kështu mbledhje bëri edhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi por mbledhja e këtij të fundit me qarqet që ka në drejtim është bërë  në Fier.

Porositë:

1. Si fillim ka shumë rendesi mirëadministrimi i procesit të konstituimit dhe planifikimi i analizave të qeverisjes vendore në çdo Bashki (aty ku e kemi pasur dhe aty ku nuk e kemi pasur drejtimin).

2. Tranzicioni në ish-bashkitë e djathta do të jetë i butë, i ngadaltë dhe transparent.

Natyrshëm do të shkarkohen menjëhere stafet politike, por zëvendësimet do të behen me propozim të Kryetarit të Bashkisë dhe miratim të Këshillit Drejtues të Rajonit (në vijim Këshillit). Në dy nënkryetarë një duhet të jetë detyrimisht grua.

3. Administrata nuk do te preket, kurresesi! Fillimisht do të përgatitet pasqyra ekzistuese e burimeve njerëzore, me te gjitha te dhenat e nevojshme, duke filluar nga nivelet drejtuese.

4. Çdo largim i nevojshem, do të argumentohet ne Këshill dhe çdo emërim do të propozohet nga kryetari i bashkise po do te miratohet detyrimisht në Këshill. Në mënyrë kategorike nuk do të levizë për asnjë arsye asnjë grua dhe vajzë, në çdo nivel qoftë - kur dhe vetëm nëse do të verifikohet në kushtet e papajtueshmërisë me detyrën, rasti do t’i percillet Keshillit.

5. Kryetarët e Bashkive do të paraqesin paraprakisht në Këshillin Drejtues të Rajonit planet, vendimet dhe kerkesat apo ankesat e tyre lidhur me Qeverinë, Kuvendin apo ministra ose deputete të veçante.

Këshilli Drejtues i Rajonit do të jetë dhoma konsultative e PS-së për mirëqeverisjen vendore. Gjithashtu në këtë Këshill do të diskutohen e do të miratohen propozimet për largime apo punesime - natyrisht vetem per rastet kur nuk janë subjekte të Shërbimit Civil të Republikës. Nderhyrjet individuale nga lart dhe qokat personale nga poshte, duhet te marrin fundit.

6. Në çdo Qark do të pergatitet edhe analiza e sherbimeve publike te institucioneve qendrore, e cila do te zhvillohet ne muajin shtator.

7. Çdo drejtorie dhe drejtori te institucioneve te lartpermendura, duhet t’i behet analiza e performancës nga këndvështrimi i cilesise se shërbimit ndaj komunitetit si edhe reputacionit në komunitet.

8. Shkarkimet apo spostimet per performance te dobet apo humbje te besimit te komunitetit, nuk mjaftojne nese nuk garantohen zëvendësime dinjitoze dhe transparente. Keshilli do te jete pergjegjes per kete dhe do te mbaje qendrim per cdo shkelje te kesaj kerkese nga cilidoqofte.

9. Do të pergatitet analiza kapilare e çdo qendre votimi dhe duhet të behet verifikimi i gjendjes fizike e morale të çdo organizate socialiste.

Të gjithë kryetarët e Organizatave Socialiste (OS) që nuk kanë performuar sipas objektivave nuk duhet te rikandidojne per drejtimin e OS.

10. Ne kuader te hapjes se metejshme te Partise Socialiste do të përgatitet plani për Forumet e Hapura Qytetare të nxënësve, studentëve dhe te tjerëve.

Forumet do të shërbejnë si hapësira komplementare të PS-së ku u jepet mundesia e përfshirjes simpatizantëve tanë.

Keshillat Drejtues të tre Rajoneve do të funksionojnë mbi bazën e një dokumenti vlerash, parimesh e rregullash të pranuara nga të gjithe. Ky dokument do te miratohet nga kryesia e Partise Socialiste dhe do te bazohet në vlera të cilat shprehin papajtueshmërinë me fenomene si nepotizmi, precedentët kriminale apo korruptive, diplomat fallco, mospërputhja e vendit te punës me arsimin perkates.

Parimet e meritokracisë, transparencës dhe konkurueshmëria janë parimet që do të udheheqin punen e ketij Këshilli.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Naimi: 16/07/2019 18:28

    U beme si ne kohen e Tanzimatit kur Shqiperia u nda ne 4 vilajete me nje ndryshim se atehere drejtoheshin nga bejleret kurse sot jane bejleret e rinj. Vilajetin e Shkodres dhe Lezhes do ta drejtoje Edvin Bej Rama Vilajetin Tirane Durres Elbasan do ta drejtoje Taulant Bej Balla dhe ate te Jugut Gramoz Bej Ruci.

    Përgjigju
  • Shqipe: 16/07/2019 17:26

    Aaa kto kane integritet shume e prandaj kerkojne kesisoj njerzish. Kush te vjedhi shume e me shume

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Goditja e organizatës kriminale të Suel Çelës, SPAK: Publikimi i dosjes dëmton procesin hetimor

Goditja e organizatës kriminale të Suel Çelës, SPAK: Publikimi i dosjes dëmton procesin hetimor