Kopenhagen, përveçse djeg mbetje dhe nuk ndot, ajo është dhe një 'kodër' me shpate për ski

Kopenhagen, përveçse djeg mbetje dhe nuk ndot, ajo është dhe një 'kodër' me shpate për ski

Maxi-projekti i Kopenhillit në kryeqytetin danez shërben për hiking, ka kafeteri me pamje nga porti dhe shumë më tepër. Një fabrike e gjeneratës së re ku digjen 440,000 ton mbeturina dhe lëshohen vetëm avuj uji në atmosferë.

Nga djegia e mbeturinave,  tek prodhimi i energjisë e deri te argëtimi dhe sporti. Mbi 9 mijë metra katrorë të hapur gjatë gjithë vitit për tu ushtruar me ski në shpatin Amager-Bakke, sapo janë inauguruar në Danimarkë.

Kopenhillit, është ndërtuar në shëtitoren industriale të Amager, një vend i njohur tashmë për sportet ekstreme. E veçanta është se ai që është pagëzuar si 'ishulli' në jug të Kopenhagen është shembull i mrekullueshëm i simbiozës industriale, po të kemi parasysh që ai ngrihet mbi një fabrikë komunale të grumbullimit  të mbeturinave për energji.

Fabrika e re Amager Bakke-CopenHill ka kushtuar 670 milion dollarë dhe për dy vjet ka zëvendësuar inceneratorin e vjetër të mbeturinave për energji. Aty digjen 400 mijë ton mbeturina në vit por nga oxhaku dalin vetëm avuj uji, fal filtrave të gjeneratës së re të cilët janë në gjendje të ruajnë gjithë pluhrat dhe gazrat e dëmshëm.

Në çatinë e Kopenhillit, që ndodhet rreth dyzet minuta nga qendra e kryeqytetit danez, është  krijuar një pjerrësi e gjatë 200 metra, e cila zbret nga një lartësi 90, me një kthesë të madhe dhe një pjerrësi që arrin 45 % ku mund të bëjnë ski rreth 200 të apasionuar.

Nuk ka dëborë, natyrisht, por bazamenti plastik italian i "Neveplast", në Bergamo jep mundësinë për të bërë ski.

Nuk mungojnë as ashensorët transparentë dhe as shtigjet lëvizëse për t’u ngjitur në majë dhe për të shijuar një tjetër zbritje metropolitane mbi krijesën e projektuar nga studiot e mëdha, Bjarke Ingels Group, së bashku me akronimet e tjera (Sla, Akt, Lüchinger + Meyer, Moe dhe Rambøll).

Dhe për ata që nuk bëjnë ski, ekziston një bar në çati me pamje nga porti, një palestër dhe
një platformë vëzhgimi, më e larta në qytet , për të realizuar disa fotografi të këndshme dhe për të zbritur në shtegun prej 490 metrash për shëtitje dhe piknikë.



Ndërsa të apasionuarit bëjnë sport ose pushojnë, furrat dhe turbinat shndërrojnë mbi 440,000 tonë mbeturina në vit në energji të pastër që mund të furnizojë me energji elektrike më shumë se 150,000 shtëpi.
Ekzistojnë gjithashtu hapësira për turne arsimor, konferenca dhe kërkime akademike. Një polë sui generis, me shumë qëllime, një folozofi që ka për qëllim ta bëjë Kopenhagenin qytetin e parë që nuk përdor karbon për përftimin e energjisë deri në vitin 2025.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale