bime narkotike (arkiv)
Koplik, 15 Gusht/ATSH-Gaspër Marku/ - Forcat e policisë së komisariatit të Malësise se Madhe arrestuan sot në flagrancë 34-vjeçarin, Vitalin Vukaj, banues në fshatin Jaran, komuna Kastrat. Burime zyrtare nga drejtoria e policisë se qarkut Shkodër bënë të ditur për ATSH-në se arrestimi i Vukajt u bë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë në banesën e tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 69 rrënjë bimë narkotike canabis sativa.
Ndërkohë, në një tjetër informacion bëhet e ditur se shërbimet e policisë kanë identifikuar dhe asgjësuar 3 parcela, në të cilat ishin kultivuar gjithsejt 300 rrënjë bimë narkotike canabis sativa në fshati Drisht, komuna Postribë, Shkodër, të mbjedha në tre parcela tokë publike. /a.ke/