Janë të paktën 30 grupe nga rrethe të vendit dhe trevave të Ballkanit, të cilat me veshjet karnavaleske do të rikthejnë sërish traditën e këtij qyteti.
Në një prej sallave të Pallatit të Kulturës skulptorët janë duke gdhendur butafori të ndryshme, ndërsa maskat e shumëllojshme jane duke qëndruar në pritje të tërheqjes nga të rinjtë.
"Me datën 7 Qershor zhvillohet kompeticioni i 7 i festivalit ndërkombëtar të Karnavaleve në qytetin e Korçës. Është një gjë e veçantë për qytetin tonë dhe kemi zgjedhur për hapjen e sezonit turistik të qytetit tonë. Një nga traditat më të bukura të qytetit tonë, që është një nga traditat më me shumë vite, mund të themi edhe 100 e ca vjet, por këtë rradhë do ketë risi të tjera për festivalin ndërkohmbëtar, përveç grupeve të huaja që do të vijnë nga Rumania, Maqedonia, Bullgaria dhe shumë e shumë vende të tjera edhe nga vendi jonë siç janë Kavaja, Shkodra që ju kemi bërë ftesë." u shpreh Vasillaq Nico
Organizatorët janë duke menduar seriozisht edhe për dekorimin e qyetit i cili do i jap këtij festivali përmasa europiane.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)