TIRANE - Ambasadori amerikan Arvizu ka  përsëritur sot në Korçë se “Shqipërisë i duhet një KQZ funksionale, i duhen zgjedhje të lira e të ndershme dhe për arritjen e këtij qëllimi forcat politike shqiptare duhet të behen pjesë e zgjidhjes së bllokimit të KQZ. Ne nuk kemi formulë magjike!”

Një deklaratë të tillë, Arvizu e ka bërë një ditë më parë, në emisionin "5 Pyetje nga Babaramo", gjatë një interviste. Ndërsa sot, ai e përsëriti qëndrimin e tij  gjatë ceremonisë së përurimit të rikonstruksionit të plotë të shkollës 9 – vjecare , “Sotir Gura” në Korçë. Investimi prej 900 mijë USD u mundësua nga Fondet e Ndihmës Humanitare të Zyrës së Bashkëpunimit për Mbrojtjen në Komandën Amerikane për Europën.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)