KORÇË - Një adoleshente ka rënë nga kati i katërt i pallatit të saj në lagjen 5 në Korçë, pasi do zbriste me çarçaf nga dritarja sepse e ëma e kishte mbyllur brenda që të mësonte.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në orën 16:40 minuta, kur kalimtarët kanë njoftuar policinë.

Burime nga policia e qytetit juglindon bën të ditur se, 15-vjeçarja ka rënë nga dritarja e pallatit të saj dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Korçës.

Uniformat blu kanë nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, ndërsa mësohet se janë marrë në pyetje familjarët e 15-vjeçares për të zbardhur të gjitha detajet.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)