TIRANE- Një 31-vjeçare po hetohet nga policia pasi akuzohet se ka braktisur dy fëmijët e saj të mitur. “Nusja ka ikur nga shtëpia. Ajo më ka lënë fëmijët mua dhe vet është larguar për në Itali”, ka deklaruar para oficerëve të policisë kriminale, vjehrra e 31-vjeçares së akuzuar. L.K, banuese në fshatin Vloçisht, Korçë i ka kërkuar vjehrrës së saj që t’i mbante pak fëmijët, pasi do të takonte një shoqe dhe do të kthehej sërish. Por, prej datës 4 mars kur ka ndodhur edhe ngjarja, 31-vjeçarja nuk është kthyer më tek fëmijët e saj 10 dhe 12 vjeç. Ajo ka lënë edhe bashkëshortin dhe sipas familjes së këtij të fundit gruaja është arratisur drejt Italisë duke ia lënë dy fëmijët vjehrrës.
Pasi ka pritur disa ditë që nusja të kthehet në shtëpi, e moshuara i është drejtuar komisariatit të policisë së Korçës për të bërë denoncimin. “Ju lutem më gjeni nusen që të marrë fëmijët e saj. Ajo është larguar drejt Italisë pa njoftuar dhe fëmijët i ka lënë në shtëpinë time. Unë nuk kam mundësi që të rris dy fëmijët e mitur dhe ata kërkojnë nënën e tyre”, mësohet të ketë thënë ditën e djeshme në polici vjehrra e 31-vjeçares.
Pas denoncimit, efektivët e policisë nisën menjëherë hetimet për të lokalizuar vendndodhjen e nënës së dy fëmijëve. “Policia mori në pyetje familjarët e shtetases L.K, si dhe bashkëshortin e saj. Në bazë të hetimeve rezultoi se ajo është larguar për në Itali, ndërsa dyshohet se ka braktisur edhe burrin e saj”, thanë për gazetën burimet policore. Vetë bashkëshorti i 31-vjeçares deklaroi se kërkon kthimin e saj për t’u kujdesur për fëmijët. Ndaj gruas nisi procedimi penal për akuzën e “Braktisjes së fëmijëve të mitur”. Materialet në ngarkim të saj i kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme.
Shkrimi u publikua sot (12.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com