Korçë, burri i ndarë nga jeta, një e re në rrihet nga kunati

Një 23 vjeçare e ve në Korçë, është dhunuar nga vëllai i të shoqit. 23 vjeçarja E.H., ka denoncuar në polici kunatin e saj Astrit H.,44 vjeç, me banim në Libonik të Korçës.

I denoncuari u vu në pranga dy ditë më parë, pasi në banesën e kunatës, në fshatin Lubonjë, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Burime nga policia thanë se E.H., ishte e ve, pasi bashkëshorti i saj ishte ndarë nga jeta para pak kohësh. Mësohet se 23 vjeçarja dhe kunati fillimisht kanë debatuar me fjalë, ndërsa më pas 44 vjeçari ka dhunuar të renë. 44 vjeçari është vënë në pranga për veprën penale “Dhuna në familje”.
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

“Tre euro më shumë në faturë për çdo pjatë bosh!”, zgjidhja e restorantit malor në Itali zemëron klientët