KORCE- Çelet edicioni i shtatë i Panairit të Punës në Korçë. Ky panair ka si qëllim takimin e punëkërkuesve dhe punëdhënësve për zbutjen e problemit social të punësimit, sidomos tek të rinjtë.

Dhjetëra të rinj dhe të reja presin të intervistohen për të fituar vende pune në firma dhe kompani private apo dhe në institucione.

Nën organizimin e Bashkisë, në bashkëpunim me Universitetin “Fan.S. Noli”, Zyrën Rajonale të Punësimit Korçë, në këtë Panair marrin pjesë 22 firma e kompani private dhe insititucione shtetërore si punëdhënës.

Të rinjtë nga qyteti i Korçës shprehen se këto projekte janë mundësi të mira për punësimin e tyre.

Vitin e kaluar nga afro 300 të rinj e të reja të intervistuar, rreth 50 prej tyre u punësuan në sajë të këtij projekti.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)