Policia e Korçës ka ndërhyrë në kohë, duke parandaluar përshkallëzimin e një konflikti në familje. Pas krimit që tronditi Tiranën, vëmendja është zhvendosur në qytetin juglindor, aty ku është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht një 48-vjeçar nga vëllai i tij.
Uniformat blu kanë arrestuar autorin e ngjarjes, 38-vjeçarin Simon Kupe, banues në Korçë, i cili ka kundërshtuar me forcë policët gjatë shoqërimit. Ndërkohë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij janë gjetur 1 armë gjahu me 46 copë fishekë, 1 thikë me teh të dhëmbëzuar, si dhe municione luftarake, që i posedonte pa leje.
/Shqiptarja.com

Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 18 të qytetit të Korçës, ku pre e dhunës ra shtetasi V. K., 48 vjeç, ndërsa materialet për vëllanë e tij kaluan në Prokurori.
d.c./shqiptarja.com