Korçë, filmi “Romeo dhe Zhulieta”
kthen vëmendjen tek komuniteti rom

Korçë, filmi “Romeo dhe Zhulieta”<br />kthen vëmendjen tek komuniteti rom
KORCE- “Romeo dhe Zhulieta”, ka qënë filmi i shfaqur në qytetin e Korçës nga regjisori shkodran Stefan Capaliu. Filmi dokumetar trajton mënyrën e jetesës së komunitetit rom dhe egjiptian në Shkodër, por tenton të përfshijë të gjithë romët dhe egjiptianët në Shqipëri. Problematikat në jetën e përditshme të tyre, mënyra e jetesës, gjendja ekonomike, janë çështje të cilat janë në qendër të këtij filmi.
 
Regjisori Capaliu nëpërmjet këtij filmi dokumentari përveçse kërkon të përçojë disa mesazhe dashurie ndaj këtij komuniteti, i mëshon me forcë idesë së integrimit të kësaj shtrese në shoqërinë shqiptare.
 
Filmi është shfaqur në ambjentet e Muzeut të Arsimit në Korçë, ku kanë marrë pjesë edhe shumë figura të artit shqiptar, si edhe pjesëtarë nga komuniteti rom dhe egjiptian.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Pasojat e një Gushti të vështirë, për disa shenja, mund të duken në Shtator

Pasojat e një Gushti të vështirë, për disa shenja, mund të duken në Shtator