Një 70-vjeçar është gjetur i mbytur nga familjarët e tij në rezervuarin e fshatit Vreshtas në Korçë.

Bëhet fjalë për M.Z, 70 vjeç, banues në Vreshtas-Maliq.

Nga hetimet e kryera, në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe shkak i vdekjes së tij dyshohet të ketë qenë një rrëshqitje aksidentale, në vendin ku shtetasi i mësipërm kulloste bagëtitë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për "Ngjarje aksidentale".
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com