Hedhja e mbetjeve urbane dhe spitalore anës lumenjve është kthyer në një fenomen mjaft shqetësues për rajonin juglindor. Por situata nuk është vetëm kjo që shohim në qarkun e Korçës. Skandali merr përmasa alarmante kur në grumbullimin e mbetjeve urbane gjejmë edhe ato spitalore.
Pamjet e fokusuara nga kamera e A1 Report janë në fshatin Sheqeras të rrethit të Korçës u thonë më shumë nga ç’mund të mendohet.
Pavarësisht se lumi Devoll ndodhet shumë pak larg banesave askush nuk do t’ia dijë për situatën alarmante dhe vdekjeprurëse që ato shkaktojnë. Janë pikërisht banorët e fshatit Sheqeras të cilët ndihen të kërcënuar nga këto mbetje dhe djegia e tyre. Sipas tyre rreziku i epidemive është mjaft i lartë dhe një situatë si jo që shohim ekziston prej vitesh, por askush nuk merr masa edhe pse janë taksapagues të rregullt.
Fshati Sheqeras 20 kilometra larg Korçës mbetet një nga fshatrat më të ndotur nga mbetjet urbane, ndërsa instancat përkatëse nuk kanë pranuar të japin asnjë përgjigje për rastin në fjalë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO