Votimi i tyre nuk ndryshon historinë e politikës, -u shpreh ai dhe as marrëdhëniet e qeverisë me opozitën.
Lidhur me ngërçin në qarkun e Fierit, ish-kryeministri Majko është shprehur së “është një problem kombëtar dhe jo rajonal.” "Edhe nëse votohen s'besojmë se do zbatohen nga mazhoranca", - tha deputeti socialist.
Majko ka komentuar gjithashtu edhe për 1000 deshtë dhe qengjat që do të priten për 100-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, ku ka theksuar se “nuk do jetë një feste e deshve por e derrave.” “Nuk duhet të themi 1 mijë desh por 1 mijë derra”, u shpreh Majko.
Ndërkohë, sa i përket atmosferës së festimeve ne kuadër të 100-vjetorit, Majko ka pohuar se “mazhoranca po u dikton shqiptarëve se ku duhet të festojnë dhe kjo përbën një turp kombëtar”, ndërsa theksoi se “po anashkalohet qëllimisht 29 nëntori, dita e çlirimit.”
(Gre.M/Shqiptarja.com)