Informacion paraprak
Më datë 23.12.2017, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në fshatin Çaushli ka ndodhur një aksident rrugor ku mjeti tip "Volkswagen" me targa KO 5929B, me drejtues shtetasin A.F, 31 vjeç, banues në fshatin Kakaç, ka aksidentuar dy shtetas, të cilët kanë qenë këmbësorë në rrugë.
Për pasojë ka marrë dëmtime edhe drejtuesi i mjetit, i cili së bashku me dy të dëmtuarit e tjerë konkretisht shtetasen A.K, 43 vjeçe dhe shtetasin A.V, rreth 10 vjeç, janë transportuar në Spitalin e Korçës, ku ndodhen nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Është paraparë që sot të mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës, për zhvillimet e fundit rreth shfuqizimit të Gjykatës Speciale.

d.c./shqiptarja.com









