Korçë/Ngacmoi seksualisht të
bijën e mitur, 6 vite burg babait

Korçë/Ngacmoi seksualisht të<br />bijën e mitur, 6 vite burg babait<br>
Gjykata e Apelit në Korçë ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke deklaruar fajtor 36 vjeçarin Edison Shuli nga fshati Leminot, i cili ngacmoi seksualisht të bijën e mitur.

Shuli ka mohuar akuzat, duke u deklaruar i pafajshëm. Por treshja e gjyqtarëve, i ka konsideruar të mjaftueshme provat që vertetojnë abuzimin e shtrirë në kohë të 36 vjeçarit me vajzen e tij, duke vendosur ta dënojë përfundimisht me 6 vite burg, për veprat penale të kryerjes së veprave të turpshme dhe dhune në familje.

Edison Shuli u arrestua nga policia e Korçës në shtator të vitit të kaluar, pas denoncimit të bashkëshortes seë tij, për ngacmim dhe abuzim me vajzën e tyre.

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vendosja e fashës 800 kWh do të sjellë kursim të energjisë?



×

Lajmi i fundit

Uragani Ian godet Kubën! Florida përgatitet për erëra të forta dhe përmbytje

Uragani Ian godet Kubën! Florida përgatitet për erëra të forta dhe përmbytje